Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij të premten në Pejë.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 13.03.2026, 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të policisë./teve1.info/







