Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi i njëjti raportohet se e ka sulmuar fizikisht një fëmijë të fqinjëve të tij.
Rasti ka ndodhur të martën në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një fëmijë të fqinjëve të tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.