Një polic ka pësuar frakturë në këmbë, pasi që i njëjti është sulmuar nga një person në Pejë.
Fillimisht, Policia në Pejë ka identifikuar një person me urdhëresë të Gjykatës, i cili kishte qenë me dy e më tepër fletarreste.
Zyrtarët policorë fillimisht kanë tentuar të arrestojnë të dyshuarin, i cili iu është kundërpërgjigjur policëve dhe arrestimit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se bashkë me të dyshuarin ka qenë një i shok i tij, i cili i ka penguar zyrtarët policorë.
“Njëri nga të dyshuarit gjatë prangosjes së tij e ka lënduar policin. I njëjti ka pësuar frakturë në këmbë. Zyrtari policor është duke u trajtuar në spital dhe dy të dyshuarit janë arrestuar”, ka deklaruar Gashi./teve1.info/