TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmohen dy anije në Detin e Kuq

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sulmohen dy anije në Detin e Kuq

Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër vendit ku ekipet po tentojnë të shpëtojnë një cisternë të mbushur me naftë, e cila ende është e përfshirë nga flakët, pasi u sulmua nga rebelët jemenas në gusht.

Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave – në vlerë prej 1 trilion dollarësh – përmes Detit të Kuq.

Rebelët Huthi po kryejnë sulme ndaj anijeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Sulmet e rebelëve po ashtu kanë penguar dërgesat e ndihmës për Sudanin dhe Jemenin, shtete të përfshira në konflikt.

Ndërkaq, përpjekjet për të shpëtuar cisternën me naftë të përfshirë nga zjarri ende po vazhdojnë, teksa ka shqetësime se djegia e saj mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, pasi në bordin e cisternës janë 1 milion fuçi me naftë të papërpunuar.

Në sulmin e së hënës, dy predha goditën një anije, teksa një shpërthim ndodhi pranë anijes, tha ushtria britanike.

“Nuk ka viktima në bord dhe anija po vazhdon rrugën drejt portit”, tha ushtria britanike.

Po të hënën, ushtria britanike raportoi për një sulm të dytë nga rebelët Huthi. Një dron goditi një anije mallrash, por nuk u raportua për dëme apo të lënduar. Sulmi ndodhi vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi sulmi ndaj cisternës së naftës, Blue Lagoon.

Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për këto sulme. Ata kanë shlënjestruar më shumë se 80 anije me raketa dhe dronë që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Rebelët jemenas po ashtu kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër detarë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari

Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari

Operacion antidrogë në Elbasan, 26 persona të arrestuar – sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Operacion antidrogë në Elbasan, 26 persona të arrestuar – sekuestrohen kokainë dhe kanabis

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Sa është i arsyeshëm paraburgimi si masë e sigurisë?

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë

Hajni në Pejë kapet “mat” gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

Hajni në Pejë kapet “mat” gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

Emërimet në ministri – qeveri në detyrë, por me staf në rritje

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën