TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viqentijeviq kërkojnë përjashtimin e prokurorit

Vëllezërit Viqentijeviq të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë dalur sot para gjykatës. Që në seancën e parë, ata kanë kërkuar përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
1 0
A A

Të prangosur po sillen në gjykatore, dy vëllezërit e akuzuar për terrorizëm.

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit në nëntor të vitit të kaluar në Varagë të Zubin Potokut.

Bashkë me ta, në liri do të gjykohet edhe Igor Dimoviq, por ky për armëmbajtje pa leje.

Paraqitja e tyre e parë para Gjykatës, nuk pati deklarim rreth fajësisë.

Kjo pasi mbrojtja e vëllezërve Viqentijeviq, kërkoi përjashtimin e prokurorit të rastit, me arsyetimin se ai ka shpërfillur provat e propozuara nga ta.

“Dëshiroj të parashtroj kërkesën për përjashtim të prokurorit Bekim Kodraliu. Prokurori mos ta merrë si çështje personale sepse kjo është çështje principesh. Unë kam propozuar që të merren video incizimet nga dy objekte dhe të intervistohen së paku katër persona, që të bëhet analiza bazike e stacioneve telefonike që të vërtetohet se nga cila antentë elektrike, Jovani ka pranuar sinjal qe do te tregonte se ku ka qenë. Në asnjë mënyrë nuk është vepruar në bazë të kësaj. Me këtë prokurori e ka shkelur dispozitën 7 të kodit të procedurës penale qe e obligon me kujdes të njëjtë t’i vërtetoj faktet që shkojnë në dobi dhe në dëm të të pandehurit”, tha avokati i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq.

Në mesin e provave të propozuara nga mbrojtja e Dragisha Viqentijeviq, ishin edhe dëshmitarët për alibi.

“Ia kam paraqitur kërkesën prokurorirt special që t’i thërras katër dëshmitarë të alibisë të Dragishës. Po ashtu kam proprozuar që të mblidhen video incizime nga dy objekte dhe stacionit policor në Zubin Potok, një orë para dhe një orë pas eksplodimit. Deri më sot, prokurori special nuk ka vepruar sipas kërkesës sime” u shpreh avokati i të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq
Një përgjigje për këto prova e pati prokurori i rastit, Bekim Kodraliu.

Ai tha se verifikimi i një pjese të provave të propozuara u pamundësua nga mosbashkëpunimi i shtetit serb.

“Komunikimet telefonike të të pandehurit kanë qenë përmes telekomit të Serbisë dhe ne autoriteteve serbe iu kemi drejtuar dy herë për bashkëpunim ndërkombëtar, por përkundër kësaj ne nuk kemi pranuar përgjigje nga ta. Ne nuk kemi mundur në atë fazë të vlerësojmë se kush mund të jetë dëshmitarë dhe kush i dyshuar në këtë rast penal. Hetimet i kemi zhvilluar me bashkëpunim ndërkombëtar dhe partnerë ndërkombëtar dhe në këtë faze kemi vlerësuar se dëshmitarët që i ka propozuar mbrojtja nuk paraqesin ndonjë relevancë që do të ndihmonin në ndriçimin e rastit”, tha Prokurori Special Bekim Kodraliu.

Kodraliu, theksoi se sulmi ishte planifikuar dhe realizuar deri në përsosmëri.

“E di që ndoshta nuk iu pëlqen hetimi që unë kam bërë në këtë rast, por i njoftoj palët se sulmi terrorist ka qenë sulm profesional dhe ka qenë i koordinuar në mënyrë të përsosur”, tha ai.
Në bazë të kërkesës së mbrojtjes, seanca fillestare u ndërpre.

“Na obligon dispozita e nenit 42 të Kodit të procedurës penale, që në rast të paraqitjes së kërkesës për përjashtim qoftë të gjyqtarit apo prokurorit, menjëherë duhet të ndërpritet çdo veprim procedural në një çështje penale derisa të shqyrtohet dhe të merret vendim në lidhje me kërkesën për përjashtim” sqaroi gjyqtari Vesel Ismajli.

Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, akuzohen se vendosën në kanal të Ibër Lepencit 20 kg lëndë eksplozive që shërbejnë për përdorim ushtarak, me qëllim të dëmtimin të infrasrukturës kritike, që do të pengonte furnizimin me ujë të KEK duke çuar pastaj në ndërprerje të energjisë elektrike.
Vëllezërit akuzohen po ashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

Kurse Jovan Viqentijiveq, akuzohet edhe për spiunazh, pasi sipas Prokurorisë Speciale ai nga data e pacaktuar deri më 1 dhjetor 2024, data e arrestimit të tij, ka shërbyer si agjent i BIA-s serbe duke dërguar informacione të ndjeshme për territorin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën