TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata: Përgjegjësia e tre të akuzuarve u provua individualisht përmes provave

by Tëvë1
39 minuta ago
1
A A
Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Gjykata Themelore në Prishtinë, më datë 24.04.2026, kishte marrë aktgjykim me të cilin tre të akuzuarit në rastin “Banjska”, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blago Spasojeviq, janë shpallur fajtorë, ndërsa Spasojeviq dhe Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Maksimoviq me 30 vite burgim për përfshirjen e tyre në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Sipas aktgjykimit, të përpiluar më 25.06.2026, është konstatuar se përgjegjësia e secilit prej të akuzuarve është individualizuar mbi bazën e provave që lidhen konkretisht me veprimet, dijeninë, dashjen dhe kontributin e tij.

Kështu, për Spasojeviqin, përgjegjësia për veprën terroriste mbështetet në pajisjen, armatimin, pozicionin dhe pjesëmarrjen në realizimin e sulmit, ndërsa për veprën kundër rendit kushtetues mbështetet në përfshirjen në strukturë, ardhjen e organizuar dhe dijeninë për barrikadën.

Ndërsa, për Vladimir Toliqin, Gjykata ka marrë parasysh lidhjen me armën automatike, pajisjen ushtarake, automjetin logjistik, koordinimin para sulmit dhe praninë në fazën e realizimit. Për veprën kundër rendit kushtetues, përgjegjësia e tij lidhet me përfshirjen në strukturë, si dhe mbledhjen dhe posedimin e informatave operative për institucionet që ushtronin autoritetin shtetëror në zonë.

Ndërsa, për Dushan Maksimoviqin, përgjegjësia për veprën e parë mbështetet në komunikimin, organizimin, orientimin dhe mbështetjen funksionale gjatë sulmit, ndërsa për veprën e dytë në njohjen dhe përdorimin e mekanizmave të organizimit të barrikadave dhe kontributin në rrjetin mbështetës kundër autoritetit shtetëror.

“Për secilin të akuzuar është vërtetuar veçmas lidhja ndërmjet kontributit individual dhe elementeve dalluese të secilës vepër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Themelore ka vlerësuar se janë përmbushur veprimet bazë të veprës terroriste, konkretisht me vrasjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku, sulmin me armë ndaj zyrtarëve policorë, plagosjen e zyrtarit policor Alban Rashiti dhe lëndimin e zyrtarëve të tjerë policorë.

Në aktgjykim përmendet edhe përdorimi i zjarrit intensiv nga shumë drejtime përmes armëve të llojeve të ndryshme, si dhe përdorimi i mjeteve vdekjeprurëse.

Sipas Gjykatës, rreziku nuk ishte kufizuar vetëm te zyrtarët policorë. Gjatë sulmit u dëmtuan shtëpi banimi, objekte ndihmëse, banesa kolektive, pjesë të kompleksit të Manastirit të Banjskës dhe automjete të ndryshme.

“Në kuadër të veprës terroriste, rëndësia e tyre qëndron në fuqinë shkatërruese që grupi kishte në dispozicion, aftësinë për të shkaktuar viktima të shumta dhe kapacitetin për ta vazhduar sulmin për një periudhë të gjatë, duke përdorur armë të ndryshme dhe duke ndërruar pozicionet.”

Si rrjedhojë, Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur veprimet bazë të veprës terroriste.

Gjykata ka vlerësuar se qëllimi terrorist rezulton nga ndërthurja e barrikadës së vendosur paraprakisht, pozicionimit të sulmuesve, aktivizimit të mjetit shpërthyes, zjarrit nga shumë drejtime, përdorimit të armëve të rënda dhe dronit, goditjes së automjeteve gjatë evakuimit, kohëzgjatjes së sulmit, numrit të pjesëmarrësve dhe arsenalit të siguruar.

Sipas vendimit, këto prova e kanë bindur Gjykatën se veprimet ishin ndërmarrë me qëllim që, përmes goditjes së rëndë ndaj Policisë së Kosovës dhe krijimit të një krize sigurie, të destabilizoheshin strukturat politike dhe kushtetuese të Kosovës.

Megjithatë, Gjykata ka theksuar se ekzistimi i grupit të organizuar nuk e zëvendëson përgjegjësinë individuale dhe se për secilin të akuzuar janë vlerësuar veçmas dijenia, dashja dhe kontributi.

“Për aq kohë sa të gjithë anëtarët e grupit i bindeshin urdhrave hierarkikë të Milan Radojçiqit dhe për aq kohë sa ata ishin të armatosur e në sulm të drejtpërdrejtë ndaj organeve të rendit dhe personave që zbatonin rendin dhe ligjin, është më se i kuptueshëm fakti se cili pjesëtar i grupit ishte i vetëdijshëm se me ato veprime do të kishte destabilizim, frikë, vrasje, të lënduar e dëmtime të tjera”, thuhet në aktgjykimin e Themelores.

Ndërsa, sa i përket veprës penale kundër rendit kushtetues, me të cilën gjithashtu ngarkohen të akuzuarit, Gjykata ka vlerësuar se, përmes dhunës së përdorur nga grupi i strukturuar dhe i organizuar paraprakisht, është tentuar shkëputja e pjesës veriore të territorit të Kosovës dhe bashkimi i saj me Republikën e Serbisë.

Si rezultat i kësaj dhune ka vdekur një zyrtar policor dhe është rrezikuar jeta e personave të tjerë. Andaj, Gjykata ka vërtetuar se me veprimet e të akuzuarve janë përmbushur elementet e kësaj vepre penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe u rrezikua jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe e popullatës civile./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales

Hamza: Nesër marshojmë për të vërtetën dhe UÇK-në, Kosova nuk harron dhe nuk hesht

Hamza: Nesër marshojmë për të vërtetën dhe UÇK-në, Kosova nuk harron dhe nuk hesht

Hargreaves takon Isufajn, diskutojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Hargreaves takon Isufajn, diskutojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Gjini takohet me Prattipatin: Aleanca e palëkundur në mbrojtje të shtetit

Gjini takohet me Prattipatin: Aleanca e palëkundur në mbrojtje të shtetit

DITARI: 11.09.2026

DITARI: 11.09.2026

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales

Hamza: Nesër marshojmë për të vërtetën dhe UÇK-në, Kosova nuk harron dhe nuk hesht

Hamza: Nesër marshojmë për të vërtetën dhe UÇK-në, Kosova nuk harron dhe nuk hesht

Hargreaves takon Isufajn, diskutojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Hargreaves takon Isufajn, diskutojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Gjini takohet me Prattipatin: Aleanca e palëkundur në mbrojtje të shtetit

Gjini takohet me Prattipatin: Aleanca e palëkundur në mbrojtje të shtetit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata: Përgjegjësia e tre të akuzuarve u provua individualisht përmes provave

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 25-vjetorin e 11 shtatorit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 25-vjetorin e 11 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën