Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit në Zubin Potok me mjet eksploziv.
Ai në konferencën për media të mbajtur pas këtij sulmi bëri të ditur se do të zhvillojë takim edhe me komandantin e KFOR-it.
“Unë do të takoj komandantin e KFOR-it dhe do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Ai ka dhënë kritika edhe për disa media duke u bërë thirrje qytetarëve që mos të lexohen pasi sipas tij “kanë qëllime të këqija”.
Kurti ka dhënë kritika edhe ndaj disa figurave publike për siç ka thënë ai “duket se i gëzohen këtij sulmi”.