TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, vëllëzerit Viqentijeviq deklarohen të pafajshëm

Janë deklaruar të pafajshëm dy të akuzuarit për vendosjen e eksplozivit në kanalin e “Ibër-Lepencit”, në seancën fillestare që u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

by Adea Mustafaj
4 javë ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Palët kanë zënë vendin.

Pas pak, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të sillen dy të akuzuar për veprën penale të terrorizimit.

E nuk vonoi shumë, me pranga në duar në gjykatore u sollën Dragisha e Jovan Viqentijeviq.

Të dy vëllezërit, po akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit me 29 nëntor 2024.

Seanca fillestare nisi me pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, se a ndihen fajtor për këtë vepër.

“Dëshiroj të deklaroj se nuk ndihem fajtor për veprën penale, e cila më vihet barrë”, tha ai.

Fjalën e mori sërish kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili.

“Seanca e shqyrtimit fillestar me kaq përfundon. Të akuzuarit që nga sot, ju njoftoj, pasi të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat penale që akuzohen, ju keni të drejtë ligjore që nga sot të ushtroni në formë të shkruar kërkesë për hedhjen e aktakuzës, kundërshtimin e provave brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Gjykata do t’i shqyrtojë, do t’i analizojë dhe do marrë një vendim lidhur me kërkesat tuajaj”, ka thënë Ismaili.

Por, avokati i Jovan Viqentijeviqit, Nebojsha Vllajiq, kishte një kërkesë për trupin gjykues.

“Lidhur me kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ne do t’i parashtrojmë në këtë gjykatë në formë të shkruar brenda afatit, por njëkohësisht do ushtrojmë kërkesë për bashkimin e procedurës penale ndaj të mbrojturit që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Pejës”, u shpreh Vllajiq.

Kundër kësaj, doli prokurori special, Bekim Kodraliu.

“Ai (avokati) është profesionist dhe duhet t’i kuptojë disa çështje juridike. Procedura penale në Pejë është duke u zhvilluar, është procedurë nën hetim dhe nuk ka mundësi ligjore që e njëjta lëndë të bashkohet me lëndën që është vetëm duke u zhvilluar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në kompetenca të Gjykatës Themelore në Pejë, ngase do të pengonim hetimin në Pejë”, tha ai.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, ne fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, kanë vendosur eksploziv në pjesën e kanalit të “Ibër- Lepencit”, infrastrukturë publike, e cila shërben për furnizimin me ujë të pijshëm dhe nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës për prodhim të energjisë elektrike.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën