TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër-Lepenc më të fuqishmet që nga paslufta”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​“Sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër-Lepenc më të fuqishmet që nga paslufta”

Sulmi terrorist mbrëmjen e së premtes në Ibër-Lepenc dhe ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, po konsiderohen si aktet terroriste më të fuqishme që nga paslufta në Kosovë.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi derisa potencon se sulmi në Ibër-Lepenc, është bërë nga profesionistë të kësaj fushe.

Sipas tij, eksplozivi i përdorur është vështirë të gjendet në tregun e zi të përdoret nga njerëz jo profesionistë.

“Sulmi më i madh terrorist mund të konsiderojmë se ishte Banjska, por kjo është një nga sulmet terroriste më të mëdha terrorist që i ka ndodhur Kosovës për shkak se kishte një qëllim të qartë dhe qëllimi ishte që të shkaktojë dëme në furnizim me energji dhe ujë të pijshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dy sulmet më të fuqishme që nga pas lufta ose që nga shpallja e pavarësisë është Banjska dhe kjo. Është në vazhdën e iniciativave të luftës hibride që janë duke i bërë Rusia dhe Serbia. Qëllimi është që të destabilizojë Kosovën dhe sidomos qytetarët serb mos t’i lejojë në asnjë masë të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë Kuçi.

Kuçi për KP potencon se qytetarët e Kosovës janë të kërcënuar nga çdo lloj helmimi, duke përfshirë atë të ujit dhe ajrit.

“Ne jemi të kërcënuar nga çdo lloj metode siç është helmimi i ujit por edhe helmimet e ndryshme që mund të ndodhin. Duhet të mbrohemi edhe nga helmimet e ndryshme që mund të vijnë edhe nëpërmjet ajrit. Ne jemi dëshmitar qe përtej një shpërthimi të zakonshëm ata nuk kanë mundur të bëjnë shumë. Sigurisht kanë pasur tendenca edhe të helmimet të ujit por institucionet që merren me këtë fushë, ata vazhdimisht bëjnë teste të vazhdueshme. Përderisa në vitet e 90 nuk ka pasur siguri në këtë fushë, sepse nuk kanë qenë këto institucione në duart e Kosovës, kësaj radhe ujësjellësit janë në duart më të sigurta”, thekson Kuçi.

Ndërkaq, Kuçi vlerëson se nuk është e nevojshme që ushtria të reagojë në këtë rast apo të vendoset në vendin ku ndodhi shpërthimi, pasi sipas tij, “nuk është gjendje lufte siç do të dëshironte Serbia të arrinte”.

Gjatë mbrëmjes të së premtes në veri të Kosovës, një shpërthim dëmtoi një kanal të ujit që furnizon dy termocentrale me qymyr, përgjegjëse për prodhimin e pjesës më të madhe të energjisë elektrike të vendit.

Autoritetet në Kosovë thanë se për shkatërrimin e kanalit të ujit në Ibër Lepec janë përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Lidhur me këtë, pati reagime nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, të cilat e dënuan këtë sulm.

Në një konferencë urgjente, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky sulm është terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Tags: “Sulmet në BanjskëGurakuç KuçiIbër-Lepenc
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën