TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri, reagon Lista Serbe

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A

Policia e Kosovës është detyruar të gjuajë me armë drejt një veture me targa të huaja, pasi që ngasësi i veturës nuk është ndalur pas urdhrit për kontroll, ku i njëjti dyshohet se brenda veturës kishte narkotikë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar e goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

Lidhur me këtë, ka reaguar Lista Serbe, ku ka dënuar përdorimin e armëve të zjarrit duke pretenduar se “një sërë plumbash të gjuajtur nga policët e Kosovës përfunduan në dritaret e fëmijëve dhe dhomat e banimit të shtëpive familjare, shkatërruan fasadat e ndërtesave dhe shkaktuan frikë te qytetarët”.

“Për të shmangur konfuzionin, ne absolutisht nuk mbështesim askënd që kryen vepra penale, por gjithashtu kërkojmë që në punën e policëve të respektohen rregullat për kryerjen e operacioneve policore në të cilat thuhet qartë se nuk lejohet rrezikimi i jetës së qytetarëve dhe fëmijëve. Përdorimi i armëve të zjarrit sot mund të kishte sjellë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, sepse armët e zjarrit përdoreshin në mes të ditës, kur në trotuar kishte dhjetëra qytetarë që kishin dalë për shëtitje me fëmijët e tyre”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës është njoftuar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Ndërkaq, i dyshuari ka ikur derisa në makinën që është përdorur në veprën penale është gjetur dhe konfsikuar 1.5 deri në 2 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë.

“Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftim./teve1.info/
Tags: gjuajtja me armëLista SerbePolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

Qorrolli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

Qorrolli: PDK dhe LDK në sinkron për ta bllokuar Kurtin

Qorrolli: PDK dhe LDK në sinkron për ta bllokuar Kurtin

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

“InfoNata” 22.04.2026

“InfoNata” 22.04.2026

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën