TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmi ndaj mjekes nga qentë endacakë, rrezikun në QKUK po e ndjejnë edhe qytetarët e tjerë

Në hapësirat e QKUK-së, një mjeke është sulmuar nga qentë endacakë. Gjendja e saj sipas QKUK është stabile, por rrezikun nga qentë po e ndjejnë edhe qytetarët e tjerë.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Ishte nisur si çdo ditë tjetër për në punë.

Por këtë të premte, një mjekes, iu ndërpre rruga në gjysmë.

Në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ajo u sulmua nga qentë endacakë.

Punonjësja shëndetësore, e cila është edhe shtatzënë, tanimë po trajtohet në Kirurgjinë Plastike.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 8:00 të mëngjesit, një person (femër) është sulmuar nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK. Menjëherë pas ngjarjes, ekipet mjekësore të Qendrës Emergjente, kanë ofruar ndihmën e nevojshme shëndetësore. Aktualisht pacientja është nën përkujdesje profesionale në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe gjendja e saj është stabile, sipas mjekëve”, ka thënë Mirlinda Qyqalla zëdhënëse e QKUK-së.

Rrezikun nga qentë endacakë brenda QKUK-së, po ndjejnë edhe qytetarë të tjerë.

“Jo vetëm unë, por të gjithë qytetarët ndihen të rrezikuar. Ani pse kam bindjen që më pak ka tani se sa që ka pasur më herët qenë endacakë, unë besoj që nga e tërë Kosova po i sjellin këtu”, thotë Shyqyri Dumani-qytetar.

“Edhe ne si vizitorë këtu mundemi me qenë pre e qenve endacakë. Andaj si niveli lokal, edhe ai qendror duhet ta trajtojë seriozisht këtë çështje”, thotë Fuad Pallaska –qytetar.

Në anën tjetër, nga QKUK thanë për televizionin se kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me situatën nga qentë endacakë brenda hapësirave të Spitalit.
Mirëpo nga Komuna thonë se kjo nuk është kompetencë e tyre.

“Hapësira në fjalë nuk është në kompetencë të Kryeqytetit. Ekipet tona në disa raste në të kaluarën kanë reaguar me qëllim të adresimit të shqetësimeve të qytetarëve, duke ndërmarrë veprime në terren për kapjen e qenve endacakë në atë zonë. Megjithatë, duke pasur parasysh ndarjen e kompetencave institucionale, ajo pjesë mbetet jashtë përgjegjësisë së drejtpërdrejtë të Komunës”, thuhet nga komuna.

Raste të ngjashme të sulmeve nga qentë endacakë brenda QKUK-së janë raportuar edhe më herët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën