TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmet ruse me dronë në Harkiv vrasin 3 njerëz

by TËVË 1
10 muaj ago
0
A A
Sulmet ruse me dronë në Harkiv vrasin 3 njerëz

Ushtria ruse kreu sulme me dronë në dy qarqe të qytetit Harkiv në Ukrainë, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i Harkivit, Igor Terekhov.

Terekhov tha se janë kryer 17 sulme me dronë, duke përfshirë goditje të drejtpërdrejta mbi ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi private, kënde lojërash, biznese dhe transport publik.

Sulmet e fuqishme shkaktuan zjarre në 15 njësi të një ndërtese pesëkatëshe në qarkun Slobidski, dhe disa shtëpi u goditën në qarkun Osnovianski, tha Terekhov.

“Banesat kanë marrë flakë, çatitë janë shkatërruar, makinat janë djegur, dritaret janë thyer”, shtoi ai, duke paralajmëruar se mund të ketë njerëz të bllokuar nën rrënoja.

“Po mbahemi. Po ndihmojmë njëri-tjetrin. Dhe, me siguri do t’ia dalim. Harkivi është Ukrainë. Dhe, nuk mund të thyhet”, tha Terekhov.

Nëntë të plagosur, përfshirë një vajzë 2-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, janë shtruar në spital, sipas guvernatorit të rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov.

Rusia i ka përshkallëzuar bombardimet ndaj Ukrainës, pavarësisht bisedimeve për ta ndalur dhunën, të cilat deri tani nuk kanë sjellë përparim, pasi Moska vazhdon ta kundërshtojë një armëpushim të pakushtëzuar.

Sulmi me dronë gjatë natës në qytetin Harkiv ka lënë të paktën tetë persona të plagosur, përfshirë dy fëmijë.

Ky sulm pasoi sulme të tjera të mëdha Harkiv dhe qytete të tjera ukrainase gjatë javës së fundit. Moska ka thënë se bombardimet e pareshtura janë hakmarrje për sulmet me dronë që Ukraina i kreu javë më parë duke i shkatërruar dhjetëra avionë bombardues me rreze të gjatë veprimi në të gjithë Rusinë.

Ndërkohë në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se buxheti i SHBA-së për vitin 2026 do ta zvogëlojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Kjo administratë ka një qasje shumë të ndryshme ndaj këtij konflikti”, u shpreh Hegseth para një komisioni të Kongresit më 10 qershor.

“Ne besojmë se një zgjidhje e negociuar dhe paqësore është në interesin më të mirë të të dy palëve dhe të interesave të vendit tonë”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tykhiy, tha më herët se ndihma ushtarake nga SHBA-të vazhdon të mbërrijë, dhe se diplomatët ukrainas po punojnë për të siguruar vazhdimësinë e saj, shkruan REL.

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, tha më 4 qershor se administrata Trump nuk ka marrë ende vendime për ndihmën e ardhshme për Ukrainën, pasi fokusi mbetet tek ruajtja e mundësisë së presidentit Trump për t’i dhënë fund armiqësive.

Tags: RusiaTeve1Ukraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën