Ushtarët e FSK-së kanë zënë vendin e dytë në mesin e 120 ekipeve në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky sukses, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për këtë sukses edhe ambasada e Kosovës në Britaninë e Madhe ka organizuar një ceremoni të veçantë ushtarake.







