TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Studimi në “John Hopkins”: Agjërimi mbron nga sëmundjet e zemrës, diabeti 2 dhe kanceri

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Studimi në “John Hopkins”: Agjërimi mbron nga sëmundjet e zemrës, diabeti 2 dhe kanceri

Hulumtimet tregojnë se periudhat e ndërprera të agjërimit japin më shumë përfitime sesa vetëm djegia e yndyrnave.

Neuroshkencëtari Mark Mattson nga Universiteti “Johns Hopkins” shpjegon se kur ndodh ndryshimi nga ndërprerja metabolike, atëherë kjo gjendje ndikon në trup dhe në tru, shkruan Hopkinsmedicine.

Mattson është bashkëautor i një studimi të botuar në revistën “New England Journal of Medicine”. Ky studim zbuloi të dhëna për një sërë përfitimesh shëndetësore që lidhen me praktikën e agjërimit, të cilat përfshijnë jetë më të gjatë, trup më fit dhe mendje më të mprehtë.

“Shumë gjëra ndodhin gjatë agjërimit me ndërprerje. Kjo gjendjen ndihmon në mbrojtjen e organeve kundër sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, çrregullimet neurodegjenerative të lidhura me moshën, madje edhe sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe shumë lloje të kancereve”, thotë Mattson.

Disa prej përfitimeve të agjërimit të ndërprerë që hulumtimi ka zbuluar deri më tani:

Të menduarit dhe kujtesa

Studimet zbuluan se agjërimi me ndërprerje rrit kujtesën e punës tek kafshët dhe kujtesën verbale tek njerëzit e rritur.

Shëndeti i zemrës

Agjërimi me ndërprerje përmirësoi presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, si dhe matje të tjera të lidhura me zemrën.

Performanca fizike

Të rinjtë që agjëruan për 16 orë treguan humbje yndyre duke ruajtur masën muskulore. Minjtë që ushqeheshin në ditë alternative treguan qëndrueshmëri më të mirë në vrapim.

Diabeti i tipit 2 dhe obeziteti

Në studimet e kafshëve, agjërimi me ndërprerje parandaloi obezitetin. Dhe, në gjashtë studime të shkurtra njerëzit e rritur obezë humbën peshë përmes agjërimit me ndërprerje.

Përfitimet e personave me diabet tip 2 nga agjërimi: Shumica e hulumtimeve të disponueshme tregojnë se agjërimi me ndërprerje mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin peshën trupore dhe të ulin nivelet e glukozës gjatë agjërimit, insulinës, dhe leptinës në agjërim, ndërkohë që reduktojnë rezistencën ndaj insulinës, zvogëlojnë nivelet e leptinës dhe rrisin nivelet e adiponektinës.

Studime të caktuara zbuluan se disa pacientë që praktikonin agjërim të ndërprerë nën mbikëqyrjen e mjekëve të tyre ishin në gjendje të ndryshonin nevojën e tyre për terapi me insulinë.

Shëndeti i indeve

Tek kafshët, agjërimi me ndërprerje reduktoi dëmtim të indeve gjatë operacionit dhe përmirësoni rezultatet.

A është i sigurt agjërimi me ndërprerje?

Agjërimi me ndërprerje nuk është i sigurt për të gjithë.

Para se të provoni agjërimin (ose ndonjë dietë) duhet së pari të konsultoheni me mjekun tuaj. Disa persona duhet të shmangin agjërimin me ndërprerje:

Fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18-vjeçare.

Gratë që janë shtatzëna ose ushqejnë me gji.

Njerëzit me diabet të tipit 1 që marrin insulinë. Ndërsa për ata me diabet të tipit 2, agjërimi sikurse kanë treguar edhe provat klinike, është i sigurt.

“Për pacientët që janë me diabet 1 dhe marrin insulinë, ekziston një shqetësim se periudhat e ndërprera të ngrënies mund të rezultojnë me nivele të pasigurta të hipoglikemisë gjatë periudhës së agjërimit”, thotë Mattson.

Vëmendje! Agjërimi mund të ketë efekte të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Bisedoni me mjekun tuaj nëse filloni të përjetoni ankth të pazakontë, dhimbje koke, të përziera ose simptoma tjera pasi të filloni agjërimin. /Gazeta Shneta/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një shtëpi në rrugën “B” në Prishtinë, policia jep detaje

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën