TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Studim: Orari i gjatë i punës ndikon negativisht në tru

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Studim: Orari i gjatë i punës ndikon negativisht në tru

Një studim i fundit nga Koreja e Jugut ka zbuluar se orët e gjata në punë nuk ndikojnë vetëm në trup, por lënë gjurmë të dukshme edhe në tru.

Hulumtimi, i realizuar nga universitetet Chung-Ang dhe Yonsei, analizoi 110 punonjës të shëndetësisë, duke i ndarë në dy grupe: ata që punonin të paktën 52 orë në javë dhe ata me një orar standard.

Rezultatet ishin shqetësuese.

Tek personat që punonin më shumë se zakonisht, studiuesit zbuluan ndryshime në strukturën e rajoneve të trurit që kontrollojnë mendimin dhe emocionet, një efekt i lodhjes së vazhdueshme dhe stresit të akumuluar.

Profesor Yun-Jul Choi, bashkautor i studimit, vëren se megjithëse truri ka potencial për t’u rikuperuar, ai ka nevojë për kohë dhe eliminimin e faktorëve stresues për t’u kthyer në gjendjen e tij të natyrshme.

Ky studim përforcon zbulimet e mëparshme që lidhin orët e zgjatura të punës me probleme serioze shëndetësore.

Eksperti i shëndetit publik Frank Pega e quan këtë një dëshmi të re të rëndësishme, e cila duhet të shërbejë si alarm për qeveritë, punëdhënësit dhe vetë punëtorët.

Studiuesit nga Koreja theksojnë se, ndonëse studimi është në përmasa të vogla, ai mbështetet në matje të thella neurologjike dhe tregon drejtpërdrejt ndikimin rrënjësor të mbingarkesës në shëndetin mendor.

Prandaj, ata i bëjnë thirrje institucioneve të mos injorojnë pasojat që mund të sjellin orët e tepërta të punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ja si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta!

Ja si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta!

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

Dieta që mbron trurin

Dieta që mbron trurin

Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin

Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Rahovec

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual në Gjakovë

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

​27 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

​27 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën