“Majanje u Nis” është ngjarja kryesore sot në Serbi, ku po vazhdojnë protestat kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq. Serbët nga Kosova të shtunën në mëngjes kanë shkuar në “Ediktin e Studentëve” së bashku me studentë të tjerë, disa me automjete private, por edhe në mënyrë të organizuar.
Mijëra qytetarë serbë qëndruan në heshtje për 15 minuta në qytetin jugor të Nishit të shtunën, të cilët kanë dalë për të protestuar kundër qeverisë së vendit, pas rastit tragjik të shembjes së strehës në një stacion hekurudhor në Novi-Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona.
Pas Kragujevacit protesta u mbajt në Nish. Atyre pas disa orësh iu bashkuan sërish kolegë nga Universiteti i Prishtinës dhe bashkëqytetarë nga veriu i Kosovës, raportojnë mediat atje.
Mëngjesin e së shtunës në stacionin e autobusëve në Mitrovicë kemi më shumë njerëz se dy javë më parë, kur u mbajt mitingu “Takohemi në Sretenje” në Kragujevc.
Jana Doder dhe Nikola Markoviq janë studentë të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, i cili ndodhet në Mitrovicë të Kosovës që nga fundi i luftës.
Ata shkuan në Nish sepse duan të mbështesin të gjithë kolegët e tyre që protestojnë prej muajsh, por edhe sepse:
“Ne e duam Serbinë, duam të qëndrojmë në të, nuk duam të ikim nga këtu, por të luftojmë deri në fund sa të mundemi”. Sepse kanë ndodhur shumë gjëra tragjike dhe të këqija, por kjo që po ndodh tani është kaq e bukur dhe e mrekullueshme, tek ne të gjithë po zgjohet shpresa”- tha Jana.
“Nga këtu dëgjojmë shpesh se studentët nga Serbia nuk e simpatizojnë atë që po ndodh në Kosovë. Mendoj se është pikërisht e kundërta, që ata simpatizojnë më shumë. Ata e dinë se çfarë po ndodh. Është e rëndësishme që e kanë treguar një milion herë, që ne duhet t’u qëndrojmë pranë siç na qëndrojnë ata, të jemi solidarë, të guximshëm, të tregojmë dashuri”, ka thënë Nikolla./KP/