TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studentët e huaj me ide se si të pastrohen mbeturinat plastike në Prishtinë

by Tëvë1
41 minuta ago
0
A A
Studentët e huaj me ide se si të pastrohen mbeturinat plastike në Prishtinë

Është përmbyllur punëtoria “Plastic Soup in the City – Ndikimi i planifikimit urban në mjedit”, e organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Rotary Club Gjermani-Kosovë, në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës .

Zëvendës-rektorja për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik në UP, Rozafa Basha, tha se punëtoria bashkoi të rinj vendorë dhe ndërkombëtarë rreth çështjes së ndotjes nga plastika, që ndikon drejtpërdrejt në qytetet e Kosovës.

Basha u shpreh se për UP-në, bashkëpunimi me Rotary Club Gjermani-Kosovë, ka një vlerë të veçantë.

Shpresoj sinqerisht që këto ditë t’ju kenë dhënë jo vetëm njohuri, por mbi të gjitha miqësi të reja. Sepse ideja kryesore e kësaj punëtorie ka qenë pikërisht krijimi i miqësive të reja, zhvillimi i ideve të reja dhe motivimi për t’u bërë kontribuues më aktivë në ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme. Për Universitetin e Prishtinës, bashkëpunimi me Rotary Club ka një vlerë të veçantë. Shpresojmë që së shpejti, ndoshta në vjeshtë, ta formalizojmë këtë bashkëpunim përmes një marrëveshjeje zyrtare ndërmjet universitetit tonë dhe organizatës suaj. Partneritete të tilla lidhin dijen akademike me angazhimin qytetar – që është pikërisht ajo që përfaqëson puna juaj – dhe krijojnë mundësi të vlefshme që të rinjtë nga vende të ndryshme të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të bashkëpunojnë për sfida të përbashkëta.

Në ditën e fundit të kësaj punëtorie, studentë nga vende të ndryshme të Evropës prezantuan disa ide që do të ndihmonin në uljen e mbeturinave plastike nëpër qytetet e Kosovës, e sidomos në Prishtinë.

Ata, gjatë dy ditëve e gjysmë të fundit, ata punuan së bashku, diskutuan problemet dhe propozuan zgjidhje.

Një nga grupet e studentëve që prezantoi idetë e tyre ishte “The Green”. Në fjalimet e tyre, pa u prezantuar, thanë se fillimisht identifikuan probleme kryesore, ku vunë re se problemi i parë ishte ndotja dhe hedhja e mbeturinave vend e pa vend.

“Para se të fillonim projektimin, identifikuam problemet kryesore që vumë re në qytet dhe që mund t’i trajtonim brenda temës së punëtorisë. Problemi i parë ishte ndotja dhe hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme. Pamë shumë mbetje plastike, sidomos pranë universitetit. Problemi i dytë ishte mungesa e ndarjes së mbeturinave. Shumica e koshave publikë nuk ofrojnë ndarje sipas materialit. Ky nuk është vetëm problem i Prishtinës, por edhe i shumë qyteteve të tjera në botë”, tha ai, raporton KosovaPress.

Tutje, një anëtar i këtij grupi tha se me anë të kësaj ideje, do të donin të përmirësonin pamjen e qytetit dhe mbi të gjitha, ta rrisnin lehtësinë e përdorimit të koshave të mbeturinave.

“Besojmë se nëse hedhja e mbeturinave në kosh bëhet më e lehtë dhe më praktike, njerëzit do të kenë më pak arsye të hedhin mbeturina në rrugë. Gjatë projektimit menduam pothuajse për të gjithë. Së pari për qytetarët, sepse ata janë përdoruesit kryesorë të koshave dhe kanë nevojë për një mënyrë të shpejtë e të lehtë për të hedhur mbeturinat. Shpesh njerëzit nuk hedhin mbeturina në rrugë me qëllim, por sepse zgjidhja më e lehtë në atë moment është pikërisht ajo”, tha ai.

Në këtë punëtori, nuk pati asnjë zyrtar nga Komuna e Prishtinës, ani se ishte paralajmëruar prezenca e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Jam optimist, duhet t’i konstituojmë institucionet

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Jam optimist, duhet t’i konstituojmë institucionet

​Kurti s’përgjigjet nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente

​Kurti s’përgjigjet nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente

Osmani dhe Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Osmani dhe Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

S’ka verdikt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rihapet gjykimi

Takimi Kurti – Hamza nuk jep rezultate

Takimi Kurti – Hamza nuk jep rezultate

Dugolli: Partitë politike duhet të reflektojnë e ta gjejmë një figurë unifikuese për president

Dugolli: Partitë politike duhet të reflektojnë e ta gjejmë një figurë unifikuese për president

Studentët e huaj me ide se si të pastrohen mbeturinat plastike në Prishtinë

Studentët e huaj me ide se si të pastrohen mbeturinat plastike në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën