TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Strategjia e Qeverisë kundër korrupsionit 2024-2027 shihet si e vonuar

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Strategjia e Qeverisë kundër korrupsionit 2024-2027 shihet si e vonuar

Për vitet 2024-2027, Qeveria e Kosovës ka përgatitur një draft të Strategjisë Kundër Korrupsion. Kjo shihet si e vonuar, derisa kritika ka edhe për mospërfshirje të palëve të interesit në hartimin e saj.

Qeveria ka përgatitur një draft të Strategjisë Kundër Korrupsionit për vitet 2024 -2027.

Aty janë të renditura shtatë objektiva, ku për secilën është paraparë edhe afati kohor dhe kosto financiare.

Kosto më të madhe sipas strategjisë do të shkojë për përmirësimin e transparencës dhe efiçiencës së prokurimit publik, mbi 2.5 milionë euro.

Kjo parasheh zhvillimin e një sistemi elektronik dhe të integruar me Bazën e të Dhënave të Thesarit dhe Evidencën Qendrore Penale.

Në kuadër të strategjisë është edhe themelimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Reformimi  në Administratën Publike, synohet përmes vendosjes së meritokracisë dhe profesionalizmit duke themeluar Shkollën për Administratë Publike.

Por ka kritika për mospërfshirje në hartim të kësaj strategjie.

“Unë konsideroj se kjo strategji është dashur t’i nënshtrohet edhe konsultimeve publike të grupeve të interesit, me theks të veçantë të zyrtarëve publik. Për arsye se Republika e Kosovës ka kohë që e ka të organizuar dhe të themeluar agjencionin siç është, IKAP, e cila ka për obligim përgatitjen e gjithë zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës. Dhe kjo ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e komplet shërbimit civil”, ka thënë Ali Gashi nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës.

Në pjesën e fuqizimit të transparencës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, kërkohet kujdes sa i përket të dhënave të palëve në procedura, në digjitalizimin e sistemit të lëndëve gjyqësore dhe publikimit të orareve, vendimeve dhe përditësimet e proceseve gjyqësore.

“Çështja e qasjes në të dhëna, nëse kemi të bëjmë me qasje veçmas të dhënave statistikore nga mekanizmat e tjerë, jashtë gjyqësorë, jemi në rregull. Megjithatë, në hapat e mëtejshëm vepruar kujdesshëm në drejtim të mos cenimit eventual të kësaj çështje, me theks të veçantë sa i përket të dhënave të palëve të përfshira në procedurë”, ka thënë avokati, Ardian Bajraktari.

Përmes tre veprimeve të listuara, strategjia kundër korrupsionit, synon që ta bëjë edhe luftimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Krijimi i një regjistri të centralizuar të pronësisë përfituese të lidhur me njësitë e inteligjencës financiare.                                                                                                                                                          Miratimi dhe zbatimi i digjitalizimit të proceseve në fushën kundër pastrimit të parave. Zhvillimi i fushatave për vetëdijesim publik për raportimin e aktiviteteve të pastrimit të parave.

Kjo draft strategji është në konsultime publike deri më 25 dhjetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Këta pritet të jenë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës

Nga shtëpi familjare në shkolla, rrëfimi i familjes Syla gjatë viteve të luftës

Nga shtëpi familjare në shkolla, rrëfimi i familjes Syla gjatë viteve të luftës

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Këta pritet të jenë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës

Protesta në Tiranë në ditën e 18-të, risi fjalimet e të moshuarve

Protesta në Tiranë në ditën e 18-të, risi fjalimet e të moshuarve

Nga shtëpi familjare në shkolla, rrëfimi i familjes Syla gjatë viteve të luftës

Nga shtëpi familjare në shkolla, rrëfimi i familjes Syla gjatë viteve të luftës

Emisioni “Këndi i Debatit” 17.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 17.06.2026

Shqipëria zgjidhet anëtare në Komitetin e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Shqipëria zgjidhet anëtare në Komitetin e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën