TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

Reklamë

Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shkruan Rel.

“Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paradite.

Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.

“Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Duke komentuar kërkesën e Perëndimit që Serbia të mos e grumbullojë ushtrinë e saj në kufirin me Kosovën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u përgjigj se ushtria serbe “kurrë nuk i ka tejkaluar të drejtat dhe kompetencat e saj”.

“E, ku dhe si do ta vendosim ushtrinë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, pa rrezikuar askënd, kjo është punë e jona”, shtoi ai.

Kur është fjala për hetimin e sulmit në Banjskë, Vuçiqi tha se “ai ka një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por i kupton kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”.

“Në përputhje me ligjin dhe legjislacionin vendas, ne do të mbajmë përgjegjës ata që morën pjesë në kryerjen e veprave penale në Banjskë”, shtoi ai.

Vuçiqi e cilësoi bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe misionin e KFOR-it, si të mirë dhe korrekt.

Sekretari i NATO-s të hënën ka qëndruar në Kosovë. Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se kanë shtuar numrin e forcave për të mos lejuar një sulm të ngjashëm si ai i 24 shtatorit në Banjskë.

Stoltenberg theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë – Serbi, duke shtuar se kjo do të ndikonte në stabilitetin në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me fatalitet në Sllatinë, humb jetën një 50-vjeçare

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë

​OEK: Do të vazhdojmë betejën ligjore ndaj ZRrE-së, mos të bëjë hapa të tjerë

​OEK: Do të vazhdojmë betejën ligjore ndaj ZRrE-së, mos të bëjë hapa të tjerë

Kërkohen për vjedhje – Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave

Kërkohen për vjedhje – Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave

Ky është i dyshuari për vrasjen në Hajvali, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij

Ky është i dyshuari për vrasjen në Hajvali, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij

Shkëndija “sulmon” Qarabagun me Ibraimin

Shkëndija “sulmon” Qarabagun me Ibraimin

Rexha vazhdon me KB Grapeland

Rexha vazhdon me KB Grapeland

Aksident me fatalitet në Sllatinë, humb jetën një 50-vjeçare

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë

Rituali i ri i gjumit që po ndihmon mijëra njerëz, gjithçka që duhet të dini!

Rituali i ri i gjumit që po ndihmon mijëra njerëz, gjithçka që duhet të dini!

​OEK: Do të vazhdojmë betejën ligjore ndaj ZRrE-së, mos të bëjë hapa të tjerë

​OEK: Do të vazhdojmë betejën ligjore ndaj ZRrE-së, mos të bëjë hapa të tjerë

Patatet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2

Patatet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2

Kërkohen për vjedhje – Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave

Kërkohen për vjedhje – Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X