TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Stentimi i arterieve karotide kryhet për herë të parë në Kosovë

nga Tëvë1
8 Mars, 2025
1
A A
​Stentimi i arterieve karotide kryhet për herë të parë në Kosovë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë të shtunën është bërë stentimi i arterieve karotide.

Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit qe ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me Dr. Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka treguar sesi është realizuar ky intervenim, dhe këtë trajtim mjekësor e ka quajtur një ditë historike për qytetarët e Kosovë, pasi që sipas tij po fillon një ditë e re e këtij procesi që deri më tani nuk ka qenë në vendin tonë.

“Sot, është një ditë historike për shtetin e Kosovës, sepse po fillon një epokë e re e trajtimit që deri më tash nuk ka qenë në Kosovë. Sot, kemi pasur tre pacientë, të tre janë të gjinisë mashkullore, janë të moshës mbi 70-vjeçare. Pacienti i parë ishte pacientë i gjinisë mashkullore, 72 vjeçar, ka qenë me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar se që kemi pritur, dhe kështu është realizuar me sukses”, tha ai.

Rudari ka treguar për pasojat e pacientit nëse nuk kish arritur të trajtohet sot në QKUK.

“Nëse pacienti nuk ish trajtuar, kish pësuar sulm ose edhe kish vdekur, po ashtu edhe kishte mundur me u paralizuar. Kjo është një preventivë e trajtimit të pacientit. Dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit, pacienti është mirë”, theksoi ai për kosovapress.

Ndërsa, doktori Lulëzim Vokrri tha se ky intervenim do të jetë vetëm hapi i parë dhe i ardhshëm që do të zhvillohet kirurgjia vaskulare në QKUK.

“Mendoj se do të jetë hap i parë dhe hap i ardhshëm që të zhvillohet kirurgjia vaskulare në Kosovë”, theksoi Vokrri.

Doktori Luan Jaha në këtë konferencë për media theksoi se pritet që së shpejti të fillohet me procedura të tjera të trajtimit në arteriet, si në arteriet e ekstremiteteve, në aortë.

“Është një ditë e rëndësishme për Kirurgjinë Vaskulare në Kosovë, sepse po e çojmë një kapitull të ri për mjekimin e sëmundjeve vaskulare… Ne presim që së shpejti me filluar edhe me procedura të tjera në arterie të tjera të ekstremitetit, në aorta”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari Rudari më tej ka thënë se faktorët kryesor të kësaj sëmundje janë hiper tensioni, diabeti, yndyrërat e rritura, moshat e shtyra, si dhe trashëgimia.

Ndryshe,projektin për këto intervenime të stentimit të arterieve karotide, e ka mbështetu Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë përmes Bankës Botërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X