TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Stano: Sulmi në Banjskë s’do të jetë pa përgjigje, po presim raportin final nga Kosova

nga Shpat Blakcori
25 Janar, 2024
0
A A
Stano: BE e përgatiti draftstatutin për Asociacionin, sepse Kosova nuk i kreu obligimet

Zëdhënsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se po punojnë për ta shtyrë dialogun përpara dhe për të realizuar një takim Kurti-Vuçiq. Por ai ka thënë se për këtë duhet të ketë një agjendë dhe takimi mos të mbahet sa për të thënë.

“Gjithmonë kumtojmë këto takime disa ditë para se të ndodhin, kur gjithçka të jetë gati, dhe kjo nënkupton që liderët duhet të jenë të lirë, dhe të gatshëm të vijnë në Bruksel, dhe ne duhet të kemi një agjendë. Sepse nuk ia vlen të takohemi sa për sy e faqe, por duhet të kemi agjendë. Pra në këtë jemi të fokusuar, po provojmë të kemi një agjendë, për një takim të lartë, të mundshëm, por akoma nuk kemi datë…”, ka thënë ai në një intervistë për Tëvë 1.

Kryeministri Kurti, në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Shkup ka thënë se integrimi i Kosovës në BE s’duhet të jetë i lidhur me normalizimin e marrëdhënjeve me Sebinë, e për këtë Stano, tha se nëse problemet ndërmjet dy vendëve vazhdojnë, ato do të mbesin në rajon.

“Nëse problemet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë, ato do të jenë në rajon, BE-ja do të vazhdojë jetën e punën e saj. Por nëse Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së, ky është kusht kryesor. Ato duhet të normalizojnë relacionet e tyre. Nuk ka tjetër rrugë për momentin. Dhe nuk ka rrugë më të mirë se sa dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja. Jo ngase ne duam këtë, por sepse të dyja palët kanë kërkuar këtë nga ne”, tha ai.

Zyrtari i BE-së ka mohuar akuzat për anshëmri të BE-se në dialog, e që sipas disa zërave, Serbia është e favorizuar.

Ai ka thënë se ata do të jenë ndërmjetësues përderisa kërkohet duke shtuar se duan rezultate.

“.. Jemi shumë të sinqert, nuk anojmë nga njëra palë a tjetra, gjykojmë në bazë të performancës. Gjykojmë jo vetëm deklaratat, por edhe veprimet e palëve. Ne jemi aty derisa të dy palët duan që BE-ja të ndërmjetësojë në proces. Të them edhe një gjë shumë të rëndësishme, gjithmonë është shumë lehtë të thuhet që ndërmjetësuesi ka faj nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatet. Përsëri, BE-ja është shumë transparente. Kriteri ynë është shumë transparent. Procesi mbikëqyret nga 27 vende anëtare. Pra, nëse unë si palë nuk jam në gjendje, apo nuk dua të lëviz para, atëherë mënyra më e lehtë është të fajësosh palën tjetër, ose ndërmjetësuesin. Kjo nuk është shumë konstruktive, tha ai.

Stano ka përsëritur se masat ndaj Kosovës do të hiqen kur të vlerësohet së është bërë mjaftueshëm në depërshkallzimin e situatës në veri, duke shtuar se Kosova ka bërë disa hapa, por duhet ende.

“Ka pasur disa gjëra e veprime të bëra, por Kosova duhte të përmbushë në tërësi ato kërkesa.

Prandaj ne kemi ndërmarrë këta hapa, Unë mund të rikujtoj vendimet e  takimit të dhjetorit të Këshillit të Punëve të Përgjithshme. Nëse lexoni përfundimet, Bashkimi Evropian është shumë i qartë, çfarë ne po bëjmë, dhe çfarë presim nga Kosova”, tha Stano.

Ky zyrtar i BE-së, ka thënë se sulmi në Banjskë nuk do të jetë pa përgjigje, por që ende janë në pritje të një hetimi nga Kosova.

“Ne akoma po presim rezultatet finale të hetimit nga pala kosovare, porsa të marrim ato rezultate, do të bëjmë analizimin e nevojshëm, dhe pastaj do të ndërmarrim hapat. Kjo s’do të kalojë pa përgjigje. Por, akoma nuk kemi rezultatet zyrtare, prandaj duhet të presim”, tha zëdhënsi i BE-së.

Ai tha se për këtë rast ata e kanë bërë të qartë se përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar.

“Kushdo që ka qenë përgjegjës, kushdo që ka qenë pjesëmarrës, kushdo që ka organizuar këtë, ose ka lejuar sulmuesit, të bëjnë këtë veprim të tmerrshëm, duhet të dënohet, të përballet me pasojat. Ne do të jemi shumë strikt në këtë, tha ai për Tëvë 1.

Në vitin 2024 brenda BE-se do te ketë zgjedhje, por Stano tha se kjo nuk do të ketë ndikim në dialog. Sipas tij vetëm zgjedhjet në Kosovë dhe Serbi kanë ndikim në këtë proces.

“Mund të ketë ndryshime në emra, jo nga zgjedhjet, por nga skadimi i mandatit në vjeshtë të këtij viti. Dialogu, parametrat, korniza ligjore, të gjitha mbeten, ashtu si obligimet. Përkushtimi i BE-së mbetet sepse çfarëdo që bëjmë si BE përcaktohet nga të 27 vendet anëtare të Bashkimti Evropian. Për të ndryshuar këto, duhet pajtim unanim nga të 27 vendet anëtare, dhe kjo nuk ndërlidhet me asnjë palë zgjedhje, në asnjë datë”, tha Stano.

Tutje, Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzoi një draft për asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE.

Por sipas tij, Asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.

“E kemi thënë për shumë kohë është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe,është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vet Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA-të, thonë që ky është prioritet, dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës të sjellë draftin, të kryej obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe SHBA-ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve më të njohur ligjor ndërkombëtar, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacioneve të ngjashme brenda BE-së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionojnë pa krijuar frikë për autonomi a ndarje”, ka thënë ai.

Stano ka thënë se presin tani nga Kosova të bëjë hapa përpara dhe sikur Kosova edhe Serbia nuk duhet të humbin kohë që të bisedojnë për gjëra formale.

“Prandaj pritjet tona janë, pasi kontribuam kaq shumë kohë dhe punë në këtë, për të ndihmuar Kosovën në paaftësinë për të përmbushur obligimet e saja, pra ne po ndihmojmë Kosovën me këtë, dhe presim qasje konstruktive nga Kosova, dhe një proces të përshpejtuar që t’ia dalim të ndihmojmë Kosovën të përmbushë obligimin e saj që është prioritet nga 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi thënë shumë herë, qartazi, të dy palëve, dhe publikisht, nuk është produktive të humbim kohë duke biseduar për gjërat formale. Nënshkrimi është formalitet. Ne u pajtuam me të dy liderët për rrugën përpara. Të dy liderët u pajtuam me deklaratat e përfaqësuesit të lartë në mars, në Ohër, që aneksi i implementimit dhe marrëveshja paraprake në Bruksel, për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve, do të jetë obligim ligjor.

Nga pikëpamja jonë, sipas të drejtës ndërkombëtare, kjo tashmë është obligim ligjor, qoftë marrëveshje e nënshkruar, apo e pa nënshkruar”, tha ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Izraeli vret edhe 54 persona në Gaza gjatë natës

Izraeli vret edhe 54 persona në Gaza gjatë natës

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse flini më pak se gjashtë orë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse flini më pak se gjashtë orë?

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X