TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Stano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Stano: Lajçak po punon për të çuar përpara dialogun

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit BQK-së, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në konferencë për medie, bëri thirrje për një periudhë të mjaftueshme tranzitore që do të mundësonte gjetjen e një zgjidhje të negociuar për këtë çështje specifike.

“Kjo është deklarata e QUINT-it, ky është formati ndërkombëtar për të folur për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën-Serbinë, dhe lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e saj për operacionet me para të gatshme, e cila ka për qëllim reduktimin e parave të gatshme, mbrojtjen, stabilitetin financiar dhe rritjen e transparencës së flukseve të parasë në Kosovë, natyrisht, ne e morëm parasysh atë, por gjithashtu morëm parasysh ndikimin që do të ketë, dhe ndikimin që ka në komunitetet me shumicë serbe. Dhe kjo ngre shqetësim pikërisht lidhur me ndikimin e kësaj rregulloreje në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë, në veçanti shkollat dhe spitalet, për të cilat nuk ka asnjë proces alternativ i cili do të ishte i zbatueshëm për momentin. Kjo rregullore do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa apo ndihmë financiare nga Serbia në dinar serbë. Pra, duke pasur parasysh pasojat e mundshme të kësaj rregulloreje në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presim që aspektet që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë do të adresohen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dhe ne po bëjmë thirrje për një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni që mundëson gjetjen e zgjidhjes së negociuar për këtë çështje specifike”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Stano tha se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po bënë përpjekje për të çuar përpara dialogun.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë ka në mandatin e tij avancimin e dialogut. Pra, kjo është arsyeja pse ai po ndër vepron me partnerët si në rajon ashtu edhe në shtetet anëtare dhe jashtë edhe në kontekstin ndërkombëtar. Pra, bisedimet e sotme me presidentin Vuçiq dhe bisedimet e nesërme me homologët kosovarë në Prishtinë, bisedimet me presidentin Vuçiq në Beograd dhe nesër me homologët kosovarë në Prishtinë janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, përfundoi Stano./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën