TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Stano: Lajçak në Prishtinë, për të gjetur rrugën për de-përshkallëzimin e situatës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Stano: Lajçak në Prishtinë, për të gjetur rrugën për de-përshkallëzimin e situatës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano theksoi se menjëherë duhet të ndodhë de-përshkallëzimi i situatës.

Stano tha se i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak po viziton Kosovën për të gjetur përfundimisht rrugën e shtensionimit të situatës dhe të ketë kthim të bisedimeve për normalizim në kuadër të dialogut.

Në konferencë për media, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano tha se Lajçak në vazhdimësi po udhëton në rajon edhe në kuadër të frymës së diskutimeve të Këshillit Evropian.

“Kjo vizitë specifike është vazhdim i Këshillit Evropian. Këshilli Evropian, siç e dini, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së po diskutonin për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ata kërkuan për deeskalim të shpejtë, pra kjo është në frymën e diskutimeve të Këshillit Evropian dhe konkluzioneve të Këshillit se Përfaqësuesi i Lartë, Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak që të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i çuar çështjet përpara për të gjetur përfundimisht rrugën për të de-përshkallëzuar dhe të mos kemi përshkallëzim, të mos jemi dëshmitarë të tensioneve të vazhdueshme, por të de-përshkallëzojmë dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, ka thënë ai.

Sipas tij, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së u kanë bërë thirrje dy palëve për de-përshkallëzimin e situatës. Ai shtoi se aktualisht nuk janë krijuar kushte për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut.

“Ky është pikërisht objektivi dhe qëllimi i të gjitha aktiviteteve që po zhvillohen tani. Kështu, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së, të organit më të lartë vendimmarrës të Bashkimit Evropian, u kanë bërë thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë, të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzim. Ata gjithashtu përshkruajnë se çfarë pritet të bëjnë të dyja palët, dhe vizita e Përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, në rajon, vizitat e liderëve individualë nga shtetet anëtare në rajon po e çojnë përpara këtë. Ata janë aty për të krijuar atmosferën ku të dyja palët më në fund do të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane dhe t’i kthehen dialogut. Kjo do të thotë de-përshkallëzim i menjëhershëm, renditja e hapave siç është përshkruar më parë dhe më pas zgjidhja e situatës, zvogëlimi i tensioneve dhe kthimi në punën normale për dialogun. Pra, sigurisht që në një moment do të mbahet takimi i ardhshëm i dialogut, por për këtë nuk janë krijuar kushtet tani, ne kemi ende këtë fazë ku duhet të çojmë përpara atë që u diskutua në Këshillin Evropian, prandaj përfaqësuesi i lartë Lajçak është sot në Prishtinë dhe më vonë do të jetë në Beograd”, shtoi ai.

Tutje, zëdhënësi i Bashkimit Evropian theksoi se fokusi duhet të jetë që menjëherë të depërshkallëzohet situata.

“Tani për tani, siç thashë, prioriteti është tek vendimi i liderëve të 27 shteteve anëtare të BE-së, në konkluzionet e Këshillit Evropian prioritet është de-përshkallëzimi i menjëhershëm, kështu që le të mos fokusohemi në atë që mund të ndodhë, tani duhet të fokusohemi në lidhje me atë që duhet të ndodhë menjëherë dhe ajo që duhet të ndodhë menjëherë është de-përshkallëzimi, ndaj duhet të shohim hapa që të çojnë në de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe urgjent, kjo është pikërisht ajo që po diskutohet si vazhdim i Këshillit Evropian nga Përfaqësuesi Special i BE-së Lajçak në Prishtinë tani dhe në Beograd më vonë”, shtoi ai.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak gjatë pasdites do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Apeli e lë në paraburgim Igor Popoviqin

Apeli e lë në paraburgim Igor Popoviqin

Aksion në Mitrovicën Veriore, mbyllen lokale, ordinanca e poliklinika

Aksion në Mitrovicën Veriore, mbyllen lokale, ordinanca e poliklinika

OKB-ja do të votojë për një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Forcat izraelite vrasin të paktën 69 persona në Gaza ndërsa prisnin për ndihma

Diplomati më i lartë francez i cilëson pikat e ndihmës në Gaza si “skandaloze dhe të turpshme”

Diplomati më i lartë francez i cilëson pikat e ndihmës në Gaza si “skandaloze dhe të turpshme”

Emisioni “Ditari” 31.07.2025

Emisioni “Ditari” 31.07.2025

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Policia ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj Autoritetit Palestinez

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj Autoritetit Palestinez

Atletico pas Raspadorit

Atletico pas Raspadorit

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X