TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Stano i reagon Gërvallës: Është absurde të flitet për mungesë vizioni

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Stano: Të vërtetohet kush qëndron prapa sulmit terrorist dhe të dalin para drejtësisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka porositur se nëse orientimi strategjik i Kosovës është vërtet BE-ja dhe nëse Kosova dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë, deklaratat e përhershme kritike të paargumentuara kundër BE-së dhe përfaqësuesve të saj, janë sipas tij, të papranueshme.

Zëdhënësi i Brukselit nxori këto cilësime duke reaguar ndaj intervistës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhënë Radio Televizionit të Kosovës.

“Është absurde të flitet për mungesë vizioni, strategjie dhe rezultatesh të procesit të lehtësuar nga BE-ja në një situatë kur BE-ja – e mbështetur nga shtetet anëtare dhe SHBA-të propozoi Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimi, për të cilin ranë dakord edhe kryeministri Kurti, edhe presidenti Vuçiq dhe që ofron një platformë të qartë për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Stano.

Ai renditi të arriturat e ndërmjetësve evropian në procesin e dialogut duke përmendur Udhërrëfyesin e Energjisë, njohjen e targave si dhe letërnjoftimeve.

E gjithë kjo,sipas Stanos, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për të zbutur krizat e shkaktuara nga vendime apo veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Duke iu referuar çështjes se Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i Be-së rikujton se është detyrim i kahershëm i Kosovës. Rikujton gjithashtu se drafti e ekspertëve evropian, vet kryeministri Kurti ishte i gatshëm ta anëshkruajë.

Peter Stano mohon se EULEX-I i ka të gjitha faktet lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskës, ashtu siç ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika gërvalla. Ai shton e Brukseli është akoma në pritje të finalizimit të hetimeve zyrtare nga autoritetet e Kosovës.

“BE-ja ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të fortë të mundshëm, ka ofruar mbështetje në proces dhe ka shprehur në nivelin më të lartë politik nevojën që hetimi të përfundojë shpejt dhe të gjithë përgjegjës të mbahen përgjegjës”, ka nënvizuar Stano.

Zëdhënësi evropian pranon se nuk është praktikë që të komentohet deklaratat e politikanëve por se në rastin e intervistës së ministres Gërvalla, janë detyruar ta bëjnë këtë për t’i mohuar, siç u shpreh ai, një numër pretendimesh të pasakta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X