TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Stadiumi i Shtimes shndërrohet në arenë moderne, investohen rreth 2.5 milionë euro

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Stadiumi i Shtimes shndërrohet në arenë moderne, investohen rreth 2.5 milionë euro

Stadiumi i qytetit të Shtimes nga sot është bërë me tribuna dhe fushë të re, investime këto në vlerë rreth 2.5 milionë euro.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rindërtimi i këtij stadiumi është mrekulli për sportistët dhe sportdashësit, duke theksuar se faza e punimeve ka përfunduar për një vit e gjysmë.

Ai tha se investimet kapin shifrën 2.5 milionë euro, ndërsa faza e punimeve ka përfunduar për 1 vit e gjysmë.
“Në këtë stadium i cili është rindërtuar dhe me rreth 2.5 milionë euro për 1 vit e gjysmë është krijuar kjo mrekulli për sportistët , sportin, shikuesit, futbolldashësit për të gjitha moshat… e gëzofshi dhe klubit futbollistik ‘Vjosa’ i dëshirojmë suksese gjithnjë e më shumë në të ardhmen”, tha ai.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se tashmë ky stadium ka arritur standardet që kërkohet për zhvillim të ndeshjeve profesionale.

“Besoj që këtu është arritur një standard çfarë kërkohet për t’i zhvilluar ndeshjet profesionale zyrtare kjo është pjesë e investimeve që qeveria po bënë gjithandej Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit, ky stadium u transformua tashmë i plotëson kushtet në shërbim të futbollistëve dhe të publikut. Vazhdojmë edhe me shumë investime tjera gjithandej Kosovës në mënyrë qe brenda pak viteve vendi ynë ta ketë infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon”, tha ai.
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, rindërtimin e këtij stadiumi e quajti veprën më të madhe e ndërtuar në komunën që ai udhëheqë.

“Me përuruar njërën nga veprat më të mëdha që është ndërtuar në Komunën e Shtimes stadiumi modern i qyteti falënderoj ministrin dhe kryeministrin për kujdesin dhe vëmendjen qe kanë për Shtimen dhe qytetarët”, tha ai.

Rindërtimi i stadiumit të qytetit të Shtimes është realizuar në kuadër të investimeve publike për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë. Projekti ka përfshirë ndërtimin e tribunave të reja, rregullimin e fushës dhe përmirësimin e kushteve teknike, me qëllim krijimin e një ambienti funksional për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive.

Punimet kanë zgjatur rreth një vit e gjysmë dhe investimi kap vlerën afërsisht 2.5 milionë euro. Stadiumi pritet të shërbejë për klubin futbollistik “Vjosa”, si dhe për aktivitete të tjera sportive e komunitare, duke rritur qasjen e qytetarëve në sport dhe rekreacion.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Mesfushori i Kosovës Bledian Krasniqi, në radarët e Luzernit për sezonin e ri

Mesfushori i Kosovës Bledian Krasniqi, në radarët e Luzernit për sezonin e ri

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

FFK-ja publikon orarin e javës së 27-të, duele vendimtare në Superligë

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Nis seanca e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës

Nis seanca e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës

Mesfushori i Kosovës Bledian Krasniqi, në radarët e Luzernit për sezonin e ri

Mesfushori i Kosovës Bledian Krasniqi, në radarët e Luzernit për sezonin e ri

Abdixhiku nis mobilizimin për ringritjen e LDK-së

Abdixhiku nis mobilizimin për ringritjen e LDK-së

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Këto janë krejt vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën