Më 7 janar në media dolën disa pamje ku pretendohej se polici Idriz Gashi që ishte angazhuar në rastin e hetimeve për rezervat shtetërore dhe në rastin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, mori pjesë në një tubim të PDK-së.
Tëvë1 raportoi për këtë rast, ku ndër të tjerash u përmend që tubimi ishte i organizuar nga kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku.
Por, pas një reagimi të Lushtakut, u vërtetua se ky tubim nuk ishte organizuar nga ai, por ishte vetëm pjesëmarrës.
Kësisoj tëvë1 sqaron se ka ndodhur një lëshim gjatë përpunimit të kësaj kronike, pasi Lushtaku ishte vetëm pjesëmarrës dhe jo organizator.
Tëvë1 ka përmirësuar tekstin e botuar më 7 janar, pasi ka qenë një lëshim i paqëllimshëm.
Suspendohet zyrtari policor që u pa në tubim elektoral në Skenderaj
Suspendimi i policit për pjesëmarrje në tubim politik, Koci: Fotografia u falsifikua