TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spotify lanson më në fund transmetimin audio pa humbje për përdoruesit Premium

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Spotify lanson më në fund transmetimin audio pa humbje për përdoruesit Premium

Më shumë se katër vjet pas njoftimit fillestar, Spotify ka filluar të prezantojë për përdoruesit Premium opsionin e transmetimit audio pa humbje.

Në një njoftim të bërë sot, kompania konfirmoi se funksioni ka nisur të shpërndahet në disa rajone dhe do të jetë falas për abonentët.

Për të dëgjuar këngë në cilësi të plotë pa humbje, përdoruesit duhet të shfrytëzojnë Spotify Connect ose kufje që lidhen përmes kabllos (analog ose USB). Në anën tjetër, Bluetooth nuk mbështetet.

Me sa duket, “shumë pajisje” me Spotify Connect tashmë e mbështesin këtë cilësi, përfshirë markat Sony, Samsung, Bose dhe Sennheiser, ndërsa pajisjet e Sonos dhe Amazon pritet të marrin mbështetje gjatë muajit të ardhshëm.

“Për përvojën më të lehtë dhe më të mirë të dëgjimit, ne rekomandojmë transmetimin e muzikës pa humbje nëpërmjet Wi-Fi, duke përdorur një kabllo kufjesh ose altoparlantë në një lidhje jo-Bluetooth, siç është Spotify Connect. Aktualisht, Bluetooth nuk ofron bandwidth të mjaftueshëm për të transmetuar audio pa humbje, kështu që sinjali duhet të kompresohet para se të dërgohet.”, tha Spotify.

Sipas kompanisë, kur aktivizohet ky funksion, muzika transmetohet në formatin FLAC 24-bit/44.1 kHz, që paraqet një përmirësim të dukshëm krahasuar me cilësimet aktuale të cilësisë, edhe pse nuk arrin nivelin e ofruar nga disa konkurrentë. Për shembull, Tidal mbështet FLAC 24-bit/192 kHz në transmetimin e tij HiRes.

Spotify kishte njoftuar për herë të parë mbështetjen për këtë cilësi të avancuar në vitin 2021, duke e quajtur funksionin “HiFi”.

Shërbimi shtesë ishte parashikuar për vite me radhë, por lançimi i tij u shty disa herë, me aludime se do të kushtonte 5 dollarë shtesë në muaj. Megjithatë, në formën përfundimtare ky funksion po ofrohet pa kosto shtesë për abonentët Premium.

Tags: PremiumspotifyTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente

TikTok vjen me risi

​Apple prezanton sot iPhone 18, pritet model i palosshëm dhe çmim më i lartë

​Apple prezanton sot iPhone 18, pritet model i palosshëm dhe çmim më i lartë

Ora inteligjente që mund t’ju shpëtojë jetën, monitoron tensionin 24-orë

Ora inteligjente që mund t’ju shpëtojë jetën, monitoron tensionin 24-orë

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën