Drita ka reaguar menjëherë një ditë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ndeshje që Intelektualët e humbën nga Liria me rezultat 1-2, pavarësisht se u futën në këtë ndeshje si favorit.
Kurban i këtij eliminimi ishte kryetrajneri Ardian Nuhiu, i cili pas katër viteve do të largohet nga stoli i Dritës.
Përmes një conference për media klubi gjilanas kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nuhiu, e cila erdhi pas një marrëveshje të dyanshme.
Drita u eleminua herët nga Kupa e Kosovës, vetëm në 1/16 e finales, por megjithatë Nuhiu kaloi 4 vite të suksesshme nën drejtimin e tyre.
Trajneri shkupjan erdhi tek Drita në vitin 2018 dhe arriti të fitojë një titull kampion, duke marrë pjesë tre vite radhazi në garat evropiane.
Pas largimit të Nuhiut, ka disa emra që janë lakuar për të qenë timonieri i Dritës. Zekirja Ramadani, që aktualisht është trajner tek rivali i tyre Gjilani është një prej tyre. Po ashtu edhe ish trajneri i tyre, Bekim Isufi është një emër i mundshëm. /Tëvë1/