Një sfidë e ndrojtur dhe e heshtur në rrjetat e tyre, ku Uruguaji dhe Koreja Jugore shkuan në pushim me rezultat identik si në nismë të ndeshjes 0:0.
Të dy skuadrat po tregohen të matura, dhe po presin rastin e vlefshum për ta dërguar topin në rrjetë, brenda kësaj pjesë për ekipin ameriko-latin më i rrezikshëm u tregua Diego Godin por që “rroku” vetëm shtyllën.
Në anën tjetër edhe koreanët u treguan të rrezikshëm në disa raste, çka treguan se janë të interesuar për tri pikë.