Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore tepër të rëndësishme kundër Katarit me rezultat 1-3 në ndeshjen e tyre të dytë.
Kampionët afrikanë ishin më kërkues që nga fillimi i ndeshjes dhe arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 41 me golin e sulmuesit Dia, rezultat ky që skuadrat shkuan në pushim.
Me t’u futur në pjesën e dytë, tre minuta lojë dhe Diedhiou dyfishon epërsinë për Senegalin, me këta të fundit që ulën tempon e lojës për të menaxhuar avantazhin. Katari arriti të shënojë në minutën e 78 me Muntarin, por shpresa për të barazuar rezultatin zgjati vetëm 6 minuta sepse Dieng i dha goditjen përfundimtare, për rezultatin 3-1, duke i dhënë epilogun final kësaj ndeshje.
Katari pas dy ndeshjeve mbetet në pozitën e fundit me 0 pikë, ndërsa Senegali është në pozitën e tretë me po aq pikë, sa kanë edhe Ekuadori dhe Holanda por me nga një ndeshje më pak.