tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Real Madrid nuk bën asnjë hap për rinovimin me Benzema

tëvë1 nga tëvë1
19/01/2023
A A
Real Madrid nuk bën asnjë hap për rinovimin me Benzema
Share on FacebookShare on Twitter

Për momentin, Karim Benzema ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, përderisa i skadon kontrata në qershor.

Real Madrid ende nuk ka ndërmarrë veprime për të rinovuar kontratën me francezin dhe në Spanjë bëjnë me dije se madrilenët janë të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin me sulmuesin.

35-vjeçari nuk dha asnjë informacion pak ditë më parë në një intervistë të dhënë duke lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

“Jam i fokusuar te puna këtu në Madrid dhe po shijoj çdo stërvitje dhe çdo ndeshje. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Ajo që mund t’ju them për momentin është se do ta shijoj në maksimum kohën time në Madrid. Thjesht po fokusohem te puna që të marrim maksimumin nga pjesa e dytë e sezonit, ndërsa të ardhmes nuk i dihet kurrë, e sidomos në futboll” – tha Benzema.

Sipas medieve spanjolle, Real Madrid do të presë deri në fundin e sezonit dhe më pas do të diskutojë së bashku me sulmuesin për të ardhmen.

Kjo për faktin se madrilenët kërkojnë kohë për të kuptuar nëse Benzema do të jetë i gatshëm për të vazhduar duke përfshirë këtu edhe problemet e tij fizike që e shqetësuan në fillimin e këtij edicioni.

Për momentin Benzema mbetet një temë shumë e rëndësishme në Madrid, ndërsa admiruesit e tij janë aty për të përfituar në çdo moment, pasi pavarësisht moshës, Benzema mbetet një prej sulmuesve më të mirë të momentit.

Të ngjashëm

Selmani nis aventurë të re në Danimarkë
SPORT

Selmani nis aventurë të re në Danimarkë

31/01/2023
Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
SPORT

Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

31/01/2023
Peja ndahet me dy basketbollistë amerikan
SPORT

Peja ndahet me dy basketbollistë amerikan

31/01/2023
Bytyqi kalon të kampioni i Greqisë
SPORT

Bytyqi kalon të kampioni i Greqisë

31/01/2023
Bytyqi pranë transferimit të gjiganti grek!
SPORT

Bytyqi pranë transferimit të gjiganti grek!

31/01/2023
Zyrtare/ Jorginho kalon te Arsenali
SPORT

Zyrtare/ Jorginho kalon te Arsenali

31/01/2023

Arrestohen 5 persona për marrje me prostitucion

01/02/2023
0

Pesë persona janë arrestuar të martën në Prizren me dyshimin e marrjes me prostitucion. “Raportohet se me datë 31.01.2023 janë...

Arrestohet në Shtime personi i kërkuar nga Policia

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një vajzë

01/02/2023
0

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se dhunoi një vajzë. Në raportin 24 orësh...

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

01/02/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila...

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

01/02/2023
0

Përfaqësues të bizneseve dhe punonjës në Prishtinë të cilët i shfrytëzojnë me qira lokalet nga Ndërmarrja Publike Banesore, kanë protestuar...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.