TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rangnick: Nagelsmann është shumë detajist, e sigurt që do e fitojë titullin

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Rangnick: Nagelsmann është shumë detajist, e sigurt që do e fitojë titullin

Bayern Munich është duke kaluar një periudhë krize, ku në katër ndeshje radhazi nuk ka siguruar asnjë fitore, por vetëm 3 barazime dhe humbjen ndaj Augsburg, situatë e cila nuk kishte ndodhur te kampionët në fuqi të Gjermanisë që nga sezoni 2001-2002, pra rreth 21 vite më parë.

Këtë situatë më shumë se kushdo tjetër është duke e vuajtur trajneri Julian Nagelsmann, i cili po “kryqëzohet” për rezultatet e ekipit.

Së fundmi, Ralf Rangnick, trajneri aktual i Austrisë, foli për “Sport Bild” për problemet e Bayern Munich, duke thënë se është i bindur se Julian Nagelsmann do të jetë në gjendje ta ringrejë skuadrën.

“Ai e tregoi vitin e kaluar dhe në fillim të sezonit aktual se ai mund ta drejtojë ekipin dhe të bëjë një lojë të mirë. Pas largimit të Lewandowskit duhet pak kohë. Ata krijuan kaq shumë raste për të fituar të katërat ndeshjet e tyre të fundit.”-tha ai.

Ish-trajneri i Manchester United shtoi ndër të tjera se Nagelsmann është një person që punon shumë dhe sipas Rangnick këtë e shfaq në çdo detaj të lojës.

“Julian është një person që punon me shumë përpikëri dhe i kushton shumë vëmendje detajeve. Ai do ta bëjë edhe më shumë këtë gjë tani. Është një situatë krejtësisht e re për të, ai ka presion në Mynih. Si trajner, duhet të përpiqesh të zhvillosh një lidhje personale me secilin lojtar. Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të fitojë dy trofetë kombëtarë dhe të synojë për Champions Leaguen.”-u shpreh gjermani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Yamali përballet me padi

Yamali përballet me padi

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova në Champions

UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova në Champions

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

“Matrix”- 14.07.2025

“Matrix”- 14.07.2025

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X