Ka përfunduar ndeshja e parë e ‘’Qatar 2022’’ e cila u zhvillua mes Katarit dhe Ekuadorit me rezultat 2:0 për Ekuadorin.
Ishte Enner Valencia i cili shënoi dy gola në pjesën e parë duke ja siguruar fitoren ekipit të tij. Valencia e ka thyer bllokimin në minutën e 16-të pasi ka kthyer në gol një penallti të cilën e kishte fituar.
Sulmuesi 33-vjeçar më pas bëri rezultatin 2-0 në gjysmë ore, duke goditur me kokë krosimin e Angelo Preciado. Valencia, të cilit iu anulua një gol brenda tre minutave të para, është lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të një Kupe Botërore.
Qartazi ka qenë një lojë shumë më e mirë nga ana e Ekuadorit dhe një fitore plotsisht e merituar.