Napoli ishte skuadra e parë që shkoi në epërsi. Në minutën e 55’, Politano shënoi nga pika e bardhë e penalltisë – penallti të cilën e shkaktoi Sergino Dest.
‘Rossoneri’ reaguan përmes Olivier Giroud në minutën e 69 për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 78 skuadra e Napoli tha edhe një herë fjalën e saj. Kësaj radhe ishte Simeone ai që dërgoi topin në rrjetë. Goli i Simeone doli të ishte ai që vulosi rezultatin final.
Me fitoren e regjistruar sonte, Napoli shkon në 17 pikë dhe ndan pozitën e parë me Atalanta. Milan mbetet me 14 pikë në pozitën e pestë, me pikët baras me Lazio dhe me një pikë më pak sesa Udinese./teve1.info/