Real Betis është rikthyer tek fitorja në përballjen e javës së 26-të ndaj Mallorca-s, duke i’u falur një goli të Borja Iglesias. Sulmuesi shënoi në fillimin e pjesës së dytë, duke ndezur festën në “Benito Villamarín”.
Goli i 12-të për sulmuesin, i cili tani ndodhet i dyti në listën e shënuesve më të mirë të kampionatit pas Lewandowskit, në të njëjtën kuotë me Iago Aspas, Unal dhe Joselu.
Mallorca bëri gjithçka për të barazuar deri në fund, por Betis u mbrojt mirë dhe e menaxhoi siç duhet lojën. Për 77 minuta luajti Vedat Muriqi, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës.
Pas këtij suksesi, Betis shkon në kuotën e 45 pikëve, duke vijuar pretendimet për zonën Champions, ndërsa në anën tjetër Mallorca mbetet në mesin e klasifikimit me 32 pikë.