Është mbyllur e heshtur pjesa e parë e ndeshjes Brazil – Serbi. Pjesa e parë ishte më e mirë e brazilianëve, u treguan me të rrezikshëm edhe pse nuk arritën të shënojnë.
Por, serbët shtrënguan anën defanzive dhe nuk lejuan hapësira për yjet e kombëtares së Tite. Raphinha i Barcelonës gjithashtu mund t`ia dhuronte epërsinë ‘Seleçao’, por gjuajti plogësht në drejtim të portës së kundërshtarit.
Në anën tjetër serbët nuk ishin aspak të rrezikshëm me raste, kështu Alisson ishte gjatë gjithë pjesës së parë i papunë.