Në moshë 31-vjeçare, Eden Hazard është tërhequr nga kombëtarja e Belgjikës, fanellën e së cilës e veshi plot 126 herë.
“Magjiku” belg në qindra paraqitjet e tij ka shënuar 33 gola dhe asistuar 36 herë, gjatë 14 viteve që dha kontributin e tij për “djajtë e kuq”.
Hazardi si kapiten luajti Botërorin e tij të tretë në Katar 2022, aventurë kjo që përfundoi keq, pasi që shteti i tij dështoi të kalonte në fazën e grupeve, dhe për këtë anëtari i Real Madridit lajmëroi fundin e aventurës së tij me kombëtaren, ndërkohë që shkruan:
“Koha për të ndryshuar faqe. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për të gjithë momentet e gëzuara që kemi ndarë prej vitit 2008.
Sot vendosa t’i jap fund aventurës sime ndërkombëtare për t’u lënë vendin të rinjve. Do të më mungoni shumë”, shkruan 31-vjeçari.
Pavarësisht se në dekadën e fundit Belgjika kishte një brez të shkëlqyer lojtarësh, Eden Hazard me shokë nuk ia dolën të dërgonin në Bruksel asnjë trofe të rëndësishëm.