TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Futboll, Kosova U17 mposht Malin e Zi

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Futboll, Kosova U17 mposht Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Kombëtares së Malit të Zi U17, e cila u zhvillua sot në Kampin Nacional në Hajvali. Dardanet e reja patën paraqitje të shkëlqyeshme në këtë takim, ndonëse edhe mysafiret rezistuan mjaft mirë.

Rezultati i kësaj ndeshje u zhbllokua në minutën e 9-të, kur Masha Tomasheviq shënoi nga penalltia. Megjithatë, vashat e drejtuara nga Sanije Krasniqi, arritën shumë shpejtë ta përmbysin rezultatin. Fillimisht shifrat i barazoi Rita Feka, në minutën e 11-të, derisa në minutën e 19-të Shenarta Bela realizoi golin e epërsisë 2:1. Por, malazezet u rikthyen shpejt me golin e dytë të Masha Tomasheviqit, në minutën e 23-të, duke u mbyllur pjesa e parë me shifrat 2:2.

Përkundër dominimit dhe rasteve të njëpasnjëshme të futbollisteve tona, ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutat e fundit të ndeshjes, kur Sahare Berisha shënoi nga penalltia, në minutën e 89-të, teksa në minutat shtesë për rezultatin final u përkujdes Albina Gegaj. Futbollistja Sahare Berisha pas fitores u shpreh e lumtur me paraqitjen dhe rezultatin e arritur:

“Kjo fitore është shumë me rëndësi për neve. Prej fillimit kemi hyrë në lojë me këtë qasje për fitore. Edhe pse rezultati ka qenë i barabartë në pjesën më të madhe ne nuk jemi ndalur në kërkim të fitores. Kjo tregon që jemi të gatshme për miqësoren e ardhshme dhe për kualifikimet e muajit tetor. Jam e lumtur që goli im nga penalltia ishte përcaktues dhe atë ia dedikoj familjes time”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, përzgjedhësja Sanije Krasniqi, e cila për herë të parë e drejtoi ekipin kombëtar të kësaj grupmoshe theksoi se ende ka vend për përmirësime në lojën e Dardaneve të reja, teksa përgëzoi vajzat për lojën e treguar.

“Kemi pasur vetëm dy stërvitje dhe kjo është hera e parë që kam punuar me këto vajza. Jam e kënaqur me angazhimin dhe lojën e shfaqur. Gjithsesi, këto janë vajza të reja dhe ka kohë për t’u përmirësuar ende. Loja ka qenë e vështirë sepse rezultati ka mundur të jetë edhe në anën e kundërt, por angazhimi ynë në fund u shpërbly. Mendoj që me kombëtaret e regjionit jemi të barabartë. Tani miqësorja e dytë do të jetë më ndryshe, pasi i njoh më mirë edhe vashat tona, por edhe kundërshtarin”, ka theksuar Krasniqi.

Miqësorja e dytë zhvillohet të enjten, në orën 11:00, po ashtu në Hajvali.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Yamali përballet me padi

Yamali përballet me padi

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X