Kosova pas një barazimi me Armeninë, kërkon që në ‘Fadil Vokrri” ta mbyll vitin kalendarik me fitore ndaj Ishujve Faroe.
Një kundërshtar modest për ‘Dardanët”, që këtë grumbullim kanë shumë emra të rinj në përbërje. Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të përballojë miqësoren e pasdites së sotme, teksa nga minuta e parë luajnë edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi.
Formacioni startues i Kosovës: Pukaj; Kastrati, Hajrizi, Ferati, Emërllahu, Haliti, Rrudhani, Bislimi, Haliti, Krasniqi, Sadiku.