Franca dhe Australia do ta përmbyllin ditën e tretë të Kupës së Botës. Sfida e cila është vlefshme për grupin D, do të zhvillohet nga ora 20:00, dersa takimi i mëhershëm i po të njëjtit grup mes Danimarkës dhe Tunizisë u mbyll me shifra 0:0.
Francezët që humbën Karim Benzeman disa ditë më parë, i kanë besuar sulmin Olivier Guroudit, i cili do të ndihmohet nga Mbappe, Dembele dhe Griezmann. Në anën tjetër Duke dhe Leckie do ta udhëheqin sulmin e Australisë.
Formacioni startues i Francës: Lloris; Pavard, Konate, Upamecano, Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Dembele, Griezmann, Mbappe
Formacioni startues i Australisë: Ryan; Atkinson, Souttar, Rowles, Behich, McGree, Mooy, Irvine, Leckie, Duke, Goodwin.