Skaudra e Arsenait po kalon në një edicion mjaft të mirë dhe janë në vendin e parë pas 15 javëve tashmë kur kemi hyrë në pushimin për kampionatin botëror.
Sigurisht, merita për këtë formë ka edhe bordi i cili ka sjellur lojtarë në ekipin e Mikel Artetas, një ndër ta është edhe Edu.
Ky i fundit është emëruar edhe si drejtor sportiv, i pari me këtë pozitë në histori të klubit londinez. Kjo pozitë i siguron atij më shumë përgjegjsi se që kishte deri më tani, pasi drejtuesit janë të të kënaqur me punën e tij.
Arsenali i ofroi ngritje në pozitë ishlojtarit të tyre pasi që tri skuadra ishin të interesuara për ta pasur pjesë të bordit.