Dukagjini ka fituar ndeshjen e parë në Antalia të Turqisë.
Ekipi klinas të mërkurën e mposhti me rezultatin e ngushtë 2:1 skuadrën nga Ukraina, Vorskla.
Kjo është miqësorja e tretë në Antalia dhe deri në fund të fazës përgatitore, Dukagjini do ta luajë edhe një ndeshje tjetër.
Dukagjini në dy miqësoret e para, pati regjistruar një humbje dhe një barazim, përpara se të triumfojë ndaj Vorsklas. Është mposhtur edhe nga Warta Poznani e Polonisë kurse ka barazuar 1:1 me ekipin nga Hungaria, Tiszakecske.