Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në derbin ndaj Gjilanit me epërsi të thellë prej tri golave epërsi 4:1. Kjo ndeshje ishte derbi i xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.
Drita kaloi në epërsi me Blend Baftiun në minutën e 38-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi sulmuesi Marko Simonovski në minutën e 45-të. Simonovski shënoi edhe golin e tretë në minutën e tetë të kohës shtesë kur realizoi nga afërsia.
Marko Simonovski ishte shënues edhe i golit të katërt për “bardhekaltrit”. Ai shënoi në minutën e 69-të dhe e kompletoi “hat-trickun”. Për Simonvski ky ishte goli i tij i gjashtë këtë sezon.
Skuadra e Gjilanit krejt çka arriti të bënte në këtë sfidë ishte goli i nderit me realizator Baton Zabërgja në minutën e 79-të. Ndërkaq kjo fitore e Dritës është edhe njëra nga me të thellat në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit.
Drita ngritet në vendin e parë me 14 pikë, aq sa ka edhe Gjilani e cila bie në pozitën e dytë. /Tëvë1/