Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Caktohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja në basketboll
    SPORT 25/01/2023

    Caktohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja në basketboll

    Facebook Twitter Email

    Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se janë përzgjedhur përzgjedhësit e Kosovës për grupmosha të reja.Përzgjedhës i Kosovës U20 te meshkujt do të vazhdojë të jetë Dritëro Sefaja, me ndihmësin Dion Pllana. Përzgjedhëse e Kosovës U20 te femrat do të jetë ish-basketbollistja, Shemsije Stublla, me ndihmësin Qëndrim Demi.

    Përzgjedhës i Kosovës te U18 në konkurrencën e meshkujve do të jetë Brahim Veseli, me ndihmësit Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.

    Përzgjedhës i Kosovës te U18 në konkurrencën e femrave do të jetë Furkan Saglik, kurse ndihmës do të jetë Emrah Karatas dhe Aurora Muhaxheri.

    Ndërkohë, përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt do të jetë Ibrahim Karabegu, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja.Shorti më 14 shkurt

    Shorti për gjeneratat e reja të Kosovës do të hidhet më 14 shkurt. Te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C. Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023. Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.