FC Ballkani ka shënuar një triumf bindës në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, Ballkani triumfoi me shifra 3:0.
Një pjesë e dominuar nga portokallinjët, por golin e epërsisë e gjeti tek në minutën e 43-të, me sulmuesin Albion Rrahmani.
Pjesa e dytë nisi edhe më mirë nga Ballkani, teksa në minutën e 68-të me mbrojtësin Leotrim Bekteshi. Ndërsa 11-të minuta me vonë u shënua edhe goli i tretë, me realizator Meriton Korenicën.
Ballkani ngritet në kuotën e 12-të pikëve, me tri ndeshje me pak të zhvilluara, shkak angazhimeve në Ligën e Konferencës. Ndërkaq, Ferizaji mbetët në kuotën e shtatë pikëve. /Tëvë1/