Alban Dragusha, është emri i analistit të parë që do të marrë pjesë në emisionin Sports VAR ‘show’ në Tëvë1 gjatë Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Legjenda e futbollit kosovar gjatë karrierës futbollistike është shquar për karakterin e fortë në vijën e mbrojtjes. Ai ka luajtur për shumë skuadra, përfshi: Keku-n, Kosovën e Prishtinës, Trepçën, Skënderbeun e Korçës, Vushtrrinë dhe Dritën.
Ai po ashtu bëri karrierë edhe në Europë, me skuadrat si: Vorskla Poltava në Ukrainë dhe Suedi me Kalmarin.
Dragusha ka qenë pjesë e ekipit U-19 te Kombëtarja e Ish-Jugosllavisë. Njëashtu ishte edhe lojtar i Kombëtares së Kosovës.
Rolin e trajnerit, Dragusha ka filluar gjatë vitit 2019, me Keku-n, kurse provoi edhe rolin e asistent-trajnerit me FC Dritën. Tani ai është pjesë e stolit te KF Vushtrria.
Kupa e Botës do të mbahet për herë të parë gjatë stinës së dimrit dhe do të fillojë më 20 nëntor me ndeshjen e parë Katari – Ekuadori.
Çdo natë
gjatë Kampionatit Botëror
do të jemi bashkë
në Tëvë1
me shumë befasi!