TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Një muaj paraburgim u është caktuar nga autoritetet kroate ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij serbe të cilët dyshohet se shpërndanë informacione konfidenciale. Madje kjo e fundit ishte edhe pjesë e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX dhe e njëjta dyshohet se i përcillte  informata Listës Serbe.

nga Doresa Geci
3 orë më parë
1 0
A A

Punonte si pilot në KFOR.

Por kjo nuk ishte e vetmja punë që ushtari nga Kroacia J.I. kryente.

Reklamë

Kjo pasi ai dyshohet se gjatë shërbimit, i kishte dhënë informacione të dashurës së tij Ana Murganiq, mbi lëvizjet e trupave paqeruajtës, e cila më pas i kishte përcjellë këto të dhëna te Lista Serbe.

Për dyshimet për spiunazh, Murganiq dhe J.I. u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj nga Gjykata e Qarkut në Split.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës.

Madje sipas medias korate “Index”, serbja e dyshuar është lënë në mbajtje për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj.

Sipas mediave korate, Murganiq kishte punuar në UNMIK e EULEX dhe ka  pasur lidhje me gjyqtarë e prokurorë të këtyre misioneve,

Se ka qenë pjesë e tyre e ka konfirmuar për televizionin edhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.

“EULEX-i në Kosovë është në dijeni të raporteve të medias që përfshijnë një hetim kundër një ish-anëtari të Misionit EULEX. Misioni aktualisht nuk është në gjendje të komentojë më tej mbi rastin”, thuhet nga misioni i BE-së.

Sipas “Indexit”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë ka reaguar edhe president kroat, Zoran Milanoviq, i cili mes tjerash tha se pret një hetim efikas që do të përcaktojë të gjitha faktet relevante.

“Shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht VSOA-n, të cilat përmes veprimeve të tyre kanë identifikuar kryerjen e mundshme të veprave penale në dëm të Republikës së Kroacisë dhe kanë marrë masat e duhura për të identifikuar autorët e mundshëm dhe për të parandaluar vepra të mëtejshme penale”, ka thënë presidenti kroat.

E shpërndarja e informacioneve konfideniale sipas ekspertit të sigurisë, Refki Morina dëmton sigurinë nacionale por edhe ndërkombëtare.

Për këtë ai kërkon kujdes më të shtuar nga institucionet e sigurisë.

“Ky rast është një sinjal i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që te kenë kujdes sidomos të zyrtarët të cilët punojnë me informacione te koduara ose informacione sekrete në mënyrë që ata të kontrollohen vazhdimisht nga këto institucione dhe te kenë  në veprim vazhdimisht institucion kundër zbulimit në mënyrë që te kenë në kontroll këta persona pasi informacione sekrete mund të barten jashtë institucionit të sigurisë”, thotë Morina.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga Policia dhe Europoli.

Sipas Kodit Penal në Kroaci, për veprën penale të spiunazhit parashikohet një dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ata që e votuan legjitimuan publikimin e Bashës, të nisin procedurat për shkarkimin e tij

Smajljaj: Ata që e votuan legjitimuan publikimin e Bashës, të nisin procedurat për shkarkimin e tij

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Drita me arrijte historike, kualifikohet në Ligën e Konferencës

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër

Vritet me armë zjarri 61-vjeçari në Shkodër

“Këndi i Debatit” 28.08.2025

“Këndi i Debatit” 28.08.2025

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Si ndodhi sulmi i 5-vjecares në Shtërpcë nga ujku – detaje

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Vrasja e Sadri Sadriut, dalin para gjykatës Festim Ramadani dhe Jeton Misini

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Detaje nga rasti ku 58 vjeçari humb jetën pasi ra nga ashensori në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X