TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spitali në Kherson shpëtoi 11 foshnje nga duart e rusëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Spitali në Kherson shpëtoi 11 foshnje nga duart e rusëve

Ka muaj që 11 prej këtyre foshnjave jetojnë në katin e fundit të spitalit rajonal në Kherson në një dhomë të errët.

Për ta përkujdesen stafi i cili për të njëmbëdhjetët shpikën sëmundje, vetëm e vetëm që të mos i kthenin ata në jetimore e të mos përfundonin në duart e rusëve, ashtu si ndodhi me fëmijët e tjerë nëpër jetimoret e Khersonit.

Olga Pilyarska, drejtuese e kujdesit intensiv në këtë spital thotë se ishte vendim i drejtë mbajtja e fëmijëve, pasi jetimorja ku ata ishin, tashmë është evakuuar tërësisht.

“Ne kishim frikë të transferonim fëmijët në jetimore dhe po mbanim të gjithë jetimët me ne. Ata që ishin këtu për trajtim qëndruan me ne. Ishte një vendim i drejtë sepse jetimorja u evakuua dhe këta jetimë (që ishin në spital) qëndruan këtu. Ata ishin shumë të rreptë në lidhje me regjistrimin e certifikatës së lindjes. Kishte pyetje shumë serioze, me sa duket ata kanë nevojë për fëmijë”, Olga Pilyarska – drejtuese e kujdesit intensiv të Spitalit të Fëmijëve Kherson.

Autoritetet lokale thonë se të paktën 1 mijë fëmijë u morën nga shkollat dhe jetimoret në rajonin Kherson gjatë pushtimit tetë-mujor të zonës nga Rusia, ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Nuk ka mbetur asnjë fëmijë në asnjë jetimore në Kherson, të gjithë i kanë marrë pushtuesit. Nuk dimë fatin e këtyre fëmijëve dhe as fatin e fëmijëve që janë nxjerrë nga institucionet arsimore të qytetit tonë. Diku deri në 1000 fëmijë u morën. Kjo është e sigurt”, Galina Lugova – kreu i administratës ushtarake të Khersonit.

Banorët thonë se edhe më shumë fëmijë do të ishin zhdukur nëse nuk do të ishin përpjekjet e disave në komunitet që rrezikuan jetën e tyre për të fshehur sa më shumë fëmijë.

Në fillim të këtij viti, Associated Press raportoi se Rusia po përpiqet t’u japë mijëra fëmijë ukrainas familjeve ruse për kujdestari ose birësim.

Sipas këtij mediumi ndërkombëtar, zyrtarët kanë deportuar fëmijë ukrainas në Rusi ose në territoret e kontrolluara nga Rusia pa pëlqim, i kanë gënjyer se nuk ishin të kërkuar nga prindërit e tyre, i kanë përdorur për propagandë dhe ua kanë dhënë familjeve e poashtu edhe shtetësi ruse./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën