TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spiropali për paqen në Lindjen e Mesme: Shqipëria e mirëpret vendimin e Hamasit dhe përgëzon përpjekjet e Trump

by TËVË 1
11 muaj ago
1
A A
Spiropali për paqen në Lindjen e Mesme: Shqipëria e mirëpret vendimin e Hamasit dhe përgëzon përpjekjet e Trump

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për vendosjen e paqes në Rripin e Gazës, pas vendimit të Hamasit për të liruar të gjithë pengjet izraelite.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Spiropali e cilësoi këtë moment si një rreze shprese pas dy vitesh pashprese dhe vlerësoi përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump në këtë drejtim.

“Dy vjet pashpresë pas sulmeve të tmerrshme, lajmi i vendimit të Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë shprese të brishtë, por të çmuar. Shënoftë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitë dhe palestinezët mund të jetojnë jo në pikëllim paralel, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët”, shkroi Spiropali.

Ministrja shtoi se Shqipëria mbështet me vendosmëri çdo hap drejt pajtimit dhe theksoi angazhimin e vendit për paqen rajonale dhe globale.

“Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe një besim të palëkundur në pajtim, dhe përgëzon përpjekjet e Presidentit Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur”, theksoi ajo në reagim.

Presidenti Trump, nga ana tjetër, deklaroi të premten se beson që Hamasi është “gati për paqe”, duke shtuar optimizmin ndërkombëtar për një marrëveshje të mundshme.

Tags: Elisa SpiropaliHamasiLindja e MesmepaqeTeve1Trump
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën