TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spiropali në Shkup: Respektimi i shqipes dhe përfaqësimi i drejtë janë detyrime që duhet zbatuar plotësisht

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Spiropali në Shkup: Respektimi i shqipes dhe përfaqësimi i drejtë janë detyrime që duhet zbatuar plotësisht

Respektimi i gjuhës shqipe, identitetit dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhet të zbatohen plotësisht dhe pa ekuivokë, ishte porosia e ministres së Jashtme shqiptare Elisa Spiropali në Shkup.

Spiropali theksoi se Shqipëria mirëpret dhe inkurajon zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit.

“Mbi të gjitha Marrëveshja e Ohrit është standard, është barazi reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet, kështu që unë dua t’ju falënderoj edhe për diskutimin e hapur dhe për udhëheqësinë tuaj dhe garantimin e plotë që marrëdhënia mes dy vendeve tona qëndron edhe mbi këto shtylla të forta të respektimit të minoritetit shtet-formues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritetit maqedonas në Shqipëri. Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhen zbatuar plotësisht dhe pa ekuivokë”, deklaroi Elisa Spiropali, Ministre e jashtme e Shqipërisë.

Spiropali më tej tha se Shqipëria e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si shtet fqinj, por edhe sepse këtu jeton një komunitet shtetformues shqiptarë, që e arrin pothuajse 30 përqindëshin e popullsisë së përgjithshme. Ndërkohë Mucunski tha se ekziston rreziku i rritjes së europesimizmit te populli i Maqedonisë së Veriut.

“Ajo që mua më shqetëson, disa thonë se rritet euro skepticizmi, unë nuk mendoj se kjo është e saktë, të paktën unë siç i lexoj anketat, por unë e mbështes një tezë se kemi rrezik të rritjes së euro pesimizmit. Ata janë një grup qytetaresh që besojnë se ardhmëria evropiane është e ardhmja e vërtetë për shtetin, por nuk janë të bindur se Evropa do t’i hap dyert për ne. Këtu së bashku duhet të punojmë ta hedhim poshtë atë tezë, që për momentin është shumë kredibile”, tha Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në një pako drejt rrugës euro-integruese, por derisa Shqipëria hapi 33 kapituj të negociatave, Maqedonia e Veriu ngeci në rrugë, për shkak të mosfutjes së bullgarëve në kushtetutë. /Alsat.mk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksioni

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën